28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

I dërguar në izolim, SHBA thirrje Rusisë ta lirojë menjëherë politikanin opozitar, Aleksei Navalny

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që ta lirojë menjëherë politikanin opozitar, Aleksei Navalny, i cili është dërguar së fundi në izolim.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga ndërhyrja që po bën qeveria ruse në të drejtat e Aleksei Navalnyt”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Navalny ka thënë përmes disa postimeve në Twitter, më 8 shtator, se autoritetet e burgut e kanë akuzuar atë se është përfshirë në aktivitete kriminale jashtë burgut, dhe për pasojë i kanë hequr të drejtën e takimeve me avokatin.

Navalny, i cili është duke vuajtur dënimin me burg për dy akuza – shkelje të rregullave të dënimit me kusht, dhe për përvetësim – në një burg 260 kilometra në lindje të Moskës, ka thënë se autoritetet e kanë dërguar në izolim dhe ia kanë kumtuar vendimin.

 

 

Kur Navalny i ka pyetur se çfarë krimesh mund të ketë kryer ai nga burgu, ata i kanë thënë se “nuk të lejohet ta kuptosh”.

Sipas tij, ai do të kalojë 15 ditë në izolim, për herë të katërt prej kur është burgosur.

Navaly, i cili njihet si kritik i ashpër i Kremlinit, është arrestuar në janar të vitit 2021, pas kthimit në Moskë nga Gjermania.

Në Berlin, ai është trajtuar pas helmimit me agjent nervor në Siberi.

Navalny e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për këtë sulm, mirëpo Kremlini ka hedhur poshtë diçka të tillë.

Ai është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të dënimit me kusht dhe më pas me nëntë vjet burgim nën akuzat për përvetësim.

Ai dhe mbështetësit e tij kanë thënë vazhdimisht se këto akuza janë të motivuara politikisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...