11.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Tjetër sulm kibernetik nga Irani mbi sistemin TIMS në Shqipëri/ Kryeministri Rama: “Vazhdojmë punojmë për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”

Një tjetër sulm kibernetik mbi sistemin TIMS në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama që thotë se sulmi është “nga të njëjtët agresorë”, pra nga Irani.

Rama thotë se sulmi kibernetik është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS.

“Vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama postim në Twitter:

Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS!

Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT