14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Nuk e do kombin ai që do ta kthejë vasal të një shteti tjetër”/ Berisha: “Ndodhemi në një moment kritik”

Ish kryeministri Sali Berisha ishte sot në një bashkëbisedim me intelektualë dhe banorë të zonës së Ersekës nga ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se do ta shndërrojë Shqipërinë vend vasal të Beogradit, me projektin “Ballkani i Hapur”.

“Kolonja është vendlindja e atdhetarëve të mëdhenj dhe mendjeve të ndritura të kombit. në këtë kontekst, si parti konservatore, e traditës, ne besojmë se nderimi për traditën, trashëgiminë pozitive, është një kusht themelor për një të ardhme të ndritur. Ndaj qendrojmë në vlera kombëtare në trashëgiminë tonë, dhe sot kjo bëhet më aktuale se kurrë. Sepse sot ëndrra shqiptare për një Shqipëri zonjë mes kombeve të zhvilluara, ëndërr që kur rilindasit e shpallën në atë kohë nuk kishte BE. Por ata në mënyrë gjeniale e projektuan Shqipërinë asaj kohe pjesë e perandorisë otomane si vend mes më të zhvilluarve të Europës. Duhet të jemi realistë, ta shohim të vërtetën në sy. Kjo ëndërr u formua pas shekujsh përpjekjesh të perandorisë otomane për tjetërsuar kombin shqiptar.

Tragjike është se sot me efekte shkatërrimtare për Kolonjën dhe Shqipërinë, ai që është sot në Tiranë po bën gjithçka me Ballkanin e Hapur për të ndryshuar siç thotë Vuçiçi, Jugosllavi e vjetër plus Shqipëri. Ndodhemi në një moment kritik. E di se jo të paktë janë ata që thonë kemi halle më të mëdha se kaq. Kjo nuk është e drejtë, për çdo njeri të qytetëruar nuk ka interes më jetik se ai kombëtar. Ata që e shkëputën Shqipërinë dhe e bënë të pavarur e bënë nga dashura. Shqipëria do të eci vetëm nëse e duam dhe fëmijët tanë do të jenë zotër të vendit nëse i mëkojmë me këtë. Vetëm vende patriotike zhvillojnë vendet e tyre. Nuk e do kombin ai që do ta kthejë vasal të një shteti tjetër”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...