25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Ndërtime pa leje/ Berisha: “Bën buadalla shqiptarët, por nuk janë, ke krijuar një administratë që nga mëngjesi në darkë vjel rryshfete e vjedh”

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar aksionin e qeverisë të nisur pak ditë më parë për konfiskimin e kateve shtesë pa leje.

Ai tha se kryeministri kërkon të fyejë inteligjencën e shqiptarëve, kur sillet sikur nuk e dinte që po ndërtoheshin kate të tëra pa leje edhe në mes të Tiranës.

“Në Tiranë ka me qindra e qindra kate pa leje e kujtohet Gadafi, paskan lulëzuar ndërtimet pa leje, po ku ishe ti 8 vite? Bën buadalla shqiptarët, por nuk janë.

Nuk mund të thuash shqiptarëve nga dolën? Mbinë me rryshfete ato, se ke krijuar një administratë që nga mëngjesi në darkë vjel rryshfete e vjedh nën shembullin tënd.

“Krimi zhvillon” thoshte ministri i antikrimit. Sigurisht që të zhvillon o ministër velist se me vela po transportohet droga dhe ti po pasurohesh. Por krimi përkundrazi e pengon thellësisht zhvillimin.

Po të ishte për krim Kolumbia do ishte sot e zhvilluar sa SHBA, por nuk zhvillon krimi.

Ndaj dhe ne do kemi zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, do bëjmë luftë të pa kompromis dhe të suksesshme ndaj korrupsionit”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...