14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Policia e Shkodrës/ arrestohet një person, që ka lidhje transportimin e më shumë se 2 tonë drogë me kamion drejt Malit të Zi

Policia e Shkodrës ka arrestuar një tjetër person, që ka lidhje transportimin e më shumë se 2 tonë drogë me kamion drejt Malit të Zi, në nëntor të këtij viti.

Në pranga ka rënë 32-vjeçari E. P., i cili ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në transportimin e sasisë së madhe të lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Bozhaj”, shkon në 4 numri i të arrestuarve.

Kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarjen e datës 03.11.2020, ku disa persona tentuan të trafikojnë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit drejt vendeve të BE-së.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë punës së mirorganizuar, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

E. P., 32 vjeç, banues në lagjen Yrshek, Katund i Ri, Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si një nga bashkëpunëtorët në ngjarjen e datës 03.11.2020, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, ku ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë automjeti kamion me drejtues shtetasin shqiptar E. C., 40 vjeç dhe në afërsi të qytetit të Tuzit, Mal i Zi, strukturat e antikontrabandës malazeze gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kamion, kanë gjetur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 07.12.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...