14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Plagosja në Vlorë/ 46-vjeçari u godit me thikë në trup e kokë,detaje te reja (Foto/Video)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në qytetin e Vlorës, pranë Gjykatës së Apelit në rrugën Transballkanike.

Ngjarja ka ndodhur afër stacionit të trenit teksa një person ka mbetur i plagosur prej një mjeti të mprehtë apo thikë. Mësohet identiteti ,behet fjale për nje 46-vjecar,Klodjan Memokondaj .

Bëhet me dije se Klodjan Memokondaj është goditur me thikë në trup e kokë, teksa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Memokondaj u plagos me thikë dhe jo me armë, edhe pse në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.

Janë 3 të shoqëruar, nga të cilët 1 pritet të ndalohet teksa dyshohet se konflikti ishte momental dhe mund të jenë përfshirë më shumë persona se vetëm i plagosuri dhe autori.

Deri më tani Policia ka arritur të shoqërojë një të dyshuar si autor të plagosjes me mjet të mprehtë. Po ashtu grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një gëzhojë të dalë nga armë zjarri.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...