27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

New York / Protestë nga diaspora për vrasjen nga policia të Klodianit.

Protesta e të rinjve shqiptar amerikan para Misionit shqiptar në New York, mblodh një grup të rinj , të cilat zbatuan rregullat mbi kufizimet e lidhur me masat e marra në NYC, parametrat mbi pandeminë e koronavirusit Covid -19, maskat dhe distanca.

Protesta ishte, si rezultat e një thirrje në rrjetet sociale e disa të rinjve shqiptar amerikan – student dhe nxënës të shkollave në NYC, që është shpërndarë dje, shoqëruar me një poster ku bëhej thirrje për këtë protestë në New York – para Misionit të Përhershëm të Shqipërisë, në Kombet e Bashkuara, për të protestuar në mënyrë paqësore edhe në SHBA, pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie në Tiranë.

USA Albanian Society në NY, e themeluar nga një grup patriotësh e profesionistësh( Saimir Dashi, Behlul Gashi, Vilson Dautaj, Mevlan Mata, Albin Laci, Ermal Rica dhe Ilir Cekiri) që njëkohësisht përbëjnë edhe degën zyrtarë të ‘Shqipëria Tjetër’ në USA, i deklaruan televizionit tonë, se ata janë organizatorët e kësaj proteste paqësore, para Misionit shqiptar në New York, e cila mblodhi dhjetra të rinjë .

Në blogun e tyre në rrjetin social FB, ata shkruajnë se:
‘Me indinjatë të thellë, sot bëhemi NJË me bashkëkombasit tanë në protestë, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, një të riu të pafajshëm, qëlluar pas shpine, nga ata që janë betuar për sigurinë e tij (Uniformat Blu) dhe për sjelljen brutale të Policisë së Shtetit, edhe pas asaj ngjarje kriminale. Drejtësia të hedhë dritë plotësisht mbi ngjarjen!’

Parrullat që mbanin në duar protestuesit sot ishin:

‘Drejtësi -unë jam Klodian – Respekt për Klodian Rasha – Shqipe jep dorëheqjen – Duame më shumë Shqipërinë – – Drejtësi për Klodianin una jam Klodiani – ‘Drejtësi për të riun e vrarë – Sot Klodiani, nesër ne!’ : ‘Duam Drejtësi për Klodianin’, dhe ajo ‘O rini mos ki Frikë! se ke vëllezërit në Amerikë!’, Diaspora është me Ju! Ju os shqiptar që u revoltuat për Flloyid a do të revoltoheni për Klodianin!, Arrogancën mbaje për vete ne na duhet Drejtësia!.

Protesta, nisi e qetë në ora 12:00 të mesdrekës, me orën locale ( ora 18:00 në Tiranë) në rrugën 71 Street, trotuarin përballë para godinës së Misionit të Përhershëm të Shqipërisë, në Kombet e Bashkuara, në qytetin e New Yorkut, dhe përfundojë në orën 1:00pm.

Belul Gashi në emër të protestuesve tha se

‘ Ne do të protestojmë sa herë të nëpërkëmben të drejtat e shqiptarëve kudo, në Shqipëri, Kosovë e trojet Shqiptare, Ne nuk jemi me asnjë parti dhe as të ndikuar nga partitë, jemi këtu për të thënë ‘Mjaft është Mjaft!’ 30 vjet demokraci vetëm duke vjedhur dhe duke vrarë atë popull ! Duam më shumë Shqipërinë –  Drejtësi për Klodianin unë jam Klodiani.
opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...