21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Mbi 5000 mijë fermerë kanë aplikuar për subvencionin e mbjelljeve të reja të grurit

Rreth 5 370 fermerë kanë aplikuar në 19 ditët e parë të hapjes së aplikimeve për financimin e kultivimit të grurit në vend.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur se, të interesuarit janë nga i gjithë vendi, për një sipërfaqe prodhimi mbi 24 mijë hektarësh.

Sipas Krifcës, Fieri, Korça, Shkodra, Vlora janë qarqet me aplikimet më të larta deri tani.

Po ndërkohë që interesi i fermerëve për të përfituar mbështetjen financiare prej 30 mijë lekë për hektarë, për sipërfaqe jo më pak se 1 hektarë, duket se është i lartë edhe në qarqe të tjera të vendit. Aplikimet për subvencionin e mbjelljeve të reja të grurit vijon deri në datën 23 shtator 2022.

Fondi total i akorduar nga qeveria për të nxitur prodhimin e grurit në vend si masë parandaluese ndaj tranzicionit të tregjeve ndërkombëtare për shkak të luftës Rusi-Ukrainë është 500 milionë lekë.

Ministria e Bujqësisë synon që përmes kësaj skeme por edhe asaj të mbështetjes me naftë pa taksa, të lehtësojë buxhetet e fermerëve për punët në bujqësi dhe të ulë kostot në prodhim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...