11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Propozohen disa ndryshime në ligjin për mediat audiovizive ,rishkim i rregullave për mbrojtjen e materialeve që shihen nga fëmijët

Qeveria shqiptare ka propozuar disa ndryshime në ligjin për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë, që kanë për qëllim rishikimin e rregullave për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, përfshirjen e rregullave për sigurimin e aksesit në informacion të personave me nevoja të veçanta, rritjen e transparencës së pronësisë së ofruesve të shërbimeve mediatike, përforcimin e detyrimeve për ofruesit e shërbimeve audiovizive me kërkesë, si edhe të kufizimeve për reklamën e transmetuar në media.

Sipas relacionit, në projektligj përforcohet kontrolli i ofruesve të shërbimit mediatik audioviziv (OSHMA) për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Konkretisht, parashikohet marrja e masave më të rrepta, për të siguruar që shërbimet e medias audiovizive, të ofruara nga ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive, që mund të dëmtojnë zhvillimin fizik, mendor ose moral të të miturve, do të vihen në dispozicion vetëm në atë mënyrë që siguron se fëmijët normalisht nuk do t’i dëgjojnë ose shohin ato.

Këto masa mund të përfshijnë përzgjedhjen e kohës së transmetimit, mjetet e verifikimit të moshës ose masa të tjera teknike. Të dhënat personale të fëmijëve të mbledhura apo të nxjerra nga OSHMA-të, nuk duhet të përpunohen për qëllime tregtare, të tilla si p.sh, marketingu i drejtpërdrejtë, profilizimi etj.

Projektligji gjithashtu sjell një riformulim dhe detajim të dispozitave që ndalojnë transmetimin e programeve që nxisin urrejtjen apo diskriminimin. Projektligji përcakton se ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive nuk transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin dhunë ose urrejtje kundrejt një grupi personash ose një anëtari të një grupi mbi baza të tilla si gjinia, raca, ngjyra, origjina etnike ose shoqërore, tiparet gjenetike, gjuha, feja, besimi, opinioni politik, kombësia, anëtarësimi i një pakice kombëtare, prona, lindja, paaftësia, mosha ose orientimi seksual, apo nxisin kryerjen e veprave terroriste.

Projektligji parashikon edhe ndryshime lidhur me komunikimet me natyrë tregtare, duke krijuar më tepër fleksibilitet në ndarjen e fashave të komunikimeve me natyrë tregtare. Kështu, transmetimi i reklamave dhe shitjeve të drejtpërdrejta, gjatë fashës kohore nga ora 6:00 deri në orën 18:00, nuk duhet të tejkalojë 20% të kësaj fashe orare. Gjithashtu, transmetimi i reklamave dhe shitjeve të drejtpërdrejta, gjatë fashës kohore nga ora 18:00 deri në orën 24:00, nuk duhet të tejkalojë 20% të kësaj fashe orare. Me ligjin aktual, kohëzgjatja e reklamave ose shitjeve të drejtpërdrejta nuk duhet të kalojë 12 minuta për një orë transmetim.

Në projektligj propozohet të ndalohet vendosja e shitjeve të drejtpërdrejta gjatë programeve për fëmijë. Ligji aktual parashikon se transmetimi i programeve për të miturit mund të ndërpritet nga spote reklamash ose shitjesh të drejtpërdrejta jo më shpesh se çdo 30 minuta, nëse kohëzgjatja e programit është më shumë se 30 minuta.

Projektligji gjithashtu saktëson se shërbimet e transmetimit audioviziv nuk mund të sponsorizohen nga shoqëri, persona apo sipërmarrje, veprimtaria kryesore e të cilave është prodhimi apo tregtimi i cigareve elektronike si dhe enëve rimbushëse, përveçse cigareve apo prodhimeve të tjera të duhanit, që janë të parashikuara edhe në ligjin aktual

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...