Këtë të hënë, në SHBA ka nisur fushata e vaksinimit kundër koronavirusit.
Sipas raportimeve, dozën e parë të vaksinës e ka marrë një infermiere e repartit të terapisë intensive.
Unë ndjehem me shpresë sot, e çliruar,” tha infermierja Sandra Lindsay pasi mori një dozë në Qendrën Mjekësore Hebreje në Long Island në New York.
Kjo është drita në fund të tunelit. Por është një tunel i gjatë,” tha Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo ndërsa shikonte vaksinimin e Lindsay përmes videos.
Disa vende të tjera gjithashtu kanë mirë vaksinën, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, e cila filloi vaksinimin javën e kaluar.