25.7 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Joe Biden edhe zyrtarisht është shpallur president i ri i SHBA-së.

Joe Biden edhe zyrtarisht është shpallur president i ri i SHBA-së.Kandidati demokrat ka arritur të sigurojë mbi 270 votat e nevojshme elektorale për të t’u zgjedhur president i 46-të i Shteteve të Bashuara, raporton cnn.

Pas votimit të zgjedhësve të Californias, Biden tashmë ka arritur numrin e 302 votave elektorale, të mjaftueshme për Zyrën Ovale. Presidenti aktual, Donald Trump deri më tani ka fituar 232 vota elektorale.

I vetmi shtet që deri më tani nuk i ka dhënë votat është Hawaii, ku zgjedhësit e saj do të votojnë pas disa orëve. Të theksojmë se edhe këtu demokrati Biden do të merr besimin e katër zgjedhësve pasi në këtë shtet ka fituar zgjedhjet presidenciale.

Vlen të theksohet se zakonisht zgjedhësit nuk marrin aq shumë vëmendje, por këtë vit, për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të presidentit aktual, Donald Trump për të vënë në dyshim dhe përmbysur rezultatet – që përfshijnë sfida ligjore të cilat janë refuzuar nga gjykatat në të gjithë vendin – vota nga shteti në shtet ishte e rëndësishme.

Kolegji Zgjedhor është ai që përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA jo vota popullore, megjithëse Biden kryeson edhe në atë kategori, me më shumë se shtatë milionë vota.

Kongresi rishikon dhe finalizon rezultatin zyrtar të Kolegjit Zgjedhor më 6 janar. Asnjë Kongres nuk ka zhvleftësuar votat elektorale të një shteti që nga shekulli i 19-të dhe nuk ka gjasa të ndodhë as muajin e ardhshëm.

Ndryshe, inaugurimi presidencial, ku demokrati Biden pritet të marrë detyrën, është planifikuar më 20 janar, dy javë pas certifikimit të rezultateve nga Kongresi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...