24.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Skandal në shtëpinë e fëmijës në Tiranë, raporti i KLSH: Përgjegjësia bie mbi ministrinë e Shëndetësisë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim të shtëpisë së fëmijës në Tiranë “Zyber Hallulli”, ku janë marrë nën shqyrtim një sërë faktorësh mbi veprimtarinë e kësaj shkolle.

Sipas raportit të KLSH, rezulton se në shtëpinë e fëmijëve, nuk është respektuar niveli i kuotave financiare për shërbimet ditore mbi ushqimet. Duke bërë që fëmijët, të konsumojnë më pak ushqim sesa është përcaktuar me ligj.

Sipas arsyetimit të bërë në raport, përgjegjësia për këtë gjë, bie mbi ministrinë Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Vlera në lekë e përcaktuara për kuotën ditore për fëmijët nuk i përgjigjet të njëjtës sasi ushqimore që duhet të konsumojnë fëmijët, për shkak të mos respektimit të saj nga institucioni, si dhe mos indeksimit të kuotës ushqimore sipas indeksit të çmimeve të publikuara nga INSTAT. Për pasojë vlerat e kuotës së ushqyerjes në vitin 2019, vitin 2020 dhe vitin 2021, për muajt e përzgjedhur për auditim, kanë qenë më të ulëta se kuota e miratuar, kjo e fundit përgjegjësi drejtpërdrejt e Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, dhe akoma me e ulët për shkak të mos indeksimit të çmimeve, përgjegjësi kjo e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”-thuhet mes të tjerash në raport.

Raporti i KLSH:

Nga stafi i Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, nuk është zbatuar niveli i kuotave financiare për shpenzimet ditore të ushqimeve, në kundërshtim me kërkesat e pikës 1 të Udhëzimit nr. 689, datë 02.10.2018 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për Ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesjes shoqërore”. Ligji 121/2016 në nenin 24 pika 6 përcakton se Ministri përgjegjës për çështjet sociale nxjerr udhëzim për procedurat dhe zbatimin e standardeve të shërbimeve. Por lidhur me standardet e shërbimeve sociale shtetërore dhe metodologjinë dhe nivelit e përcaktimit të tarifave, MSHMS nuk ka nxjerrë akte të reja nënligjore në zbatim të neneve 24, pikat 4 dhe 6; 26, pika 2; 27 pika 3; 35, pika 4; 40, pika 2; dhe 46, pika 3, të këtij ligji. Lidhur me nevojat ditore të fëmijëve për lëndë ushqyese dhe kalori, menuja ushqimore përgatitet për të gjithë fëmijët e institucionit pa dallim grup- moshe, gjinie ose gjendjeve të veçanta. Në hartimin e menusë nuk merr pjese ekipi multidisiplinar, në mospërputhje me kërkesat Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, me nr. 2712 Prot, datë 31.12.2015, neni “detyrat funksionale te mjekut”, pika 4.

Vlera në lekë e përcaktuara për kuotën ditore për fëmijët nuk i përgjigjet të njëjtës sasi ushqimore që duhet të konsumojnë fëmijët, për shkak të mos respektimit të saj nga institucioni, si dhe mos indeksimit të kuotës ushqimore sipas indeksit të çmimeve të publikuara nga INSTAT. Për pasojë vlerat e kuotës së ushqyerjes në vitin 2019, vitin 2020 dhe vitin 2021, për muajt e përzgjedhur për auditim, kanë qenë më të ulëta se kuota e miratuar, kjo e fundit përgjegjësi drejtpërdrejt e Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, dhe akoma me e ulët për shkak të mos indeksimit të çmimeve, përgjegjësi kjo e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Niveli i kuotave financiare të shpenzimeve për Ushqime, nuk është i përditësuar, duke qëndruar në vlera të njëjta të kostos ditore për çdo grup moshe të fëmijëve, prej vitit 2018, në kundërshtim me VKM nr.518 datë 04.09.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar” Kreu V, pika 71 dhe Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.689 datë 02.10.2018 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për Ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesit shoqëror”, ndonëse përgjatë këtyre viteve ka inflacion të madh dhe rritje çmimesh në produktet ushqimore bazë, si pasoje e situatës së Covid-19 dhe situatave globale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT