25.1 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

“Satelitët shumë shpejt do pasohen nga dronët”, Rama do të pajisemi për raste ekstreme

Veçmas satelitëve të cilët do të mbikëqyrin hapësirën e territorit shqiptar, kryeministri Edi Rama tha se së shpejti do të bëhej blerja e dronëve të armatosur të cilët do të shërbenin për raste ekstreme por edhe përputheshin me satelitët nga ana e funksionimit të tyre.

“Satelitët shumë shpejt do pasohen nga dronët të cilët me zhvillimet e reja, ne kemi vendosur t’i kompletojmë dhe t’i marrim dronë të armatosur. Natyrisht dronët e armatosur janë për rast esktrem kundër terrorizmit apo armikut potencial por dronët kanë një tërësi funksionesh në komplementaritet në përputhje me satelitët. Duke qenë me dinamikë të vazhdueshme dhe duke bërë thellime të të dhënave, edhe dronët shumë shpejt do jenë në dispozicion.

Këtë e kam për ata që filluan të përqeshin se u vonua një afat i përcaktuar për satelitët për arsye obejtive. Sot jemi këtu me një rezultat pozitiv që na jep mundësinë ta shikojmë të lehtësuar që prej vitit që vjen pozicionin tonë në luftën për kontrollin e plotë mbi territorin dhe njëkohësisht në funksion të rritjes së kapaciteteve shtetërore në të ardhmen. Shqipëria dhe shteti shqiptar janë më të fortë me këto instrumenta. Me satelitët, me dronët dhe me bazën e re teknologjike që po krijohet hap pas hapit duke kujtuar se nuk jemi as SHBA, as Izraeli dhe as Turqia. Kemi bërë në këto vite aq sa nuk mund të imagjonohej në shumë e shumë vite të tjera që shkuan dëm”- u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...