34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Iu gjetën në automjet dhe iu sekuestruan 44 000 paund, procedohet penalisht 40-vjeçari

Policia e Fierit ka goditur këtë të enjte dy raste të krimit ekonomik. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë sekuestruar një sasi prej 44 mijë paundsh dhe 3 mijë euro gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet në vendin e quajtur Poçem.

Njoftimi i policisë:

Iu gjetën në automjet dhe iu sekuestruan 44 000 paund dhe 3 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, procedohet penalisht 40-vjeçari.

Transportonin mallra të kontrabanduara, me qëllim tregtimin e tyre, procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë.

Në vijim të kontrolleve të shtuara në çdo aks rrugor, me qëllim goditjen e paligjshmërive, Policia e Fierit ka evidentuar 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik.

-Në vendin e quajtur “Poçem”, u ndalua nga shërbimet e Policisë Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. B. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 40 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 2 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit R. B., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve të shtuara, u evidentua dhe u godit edhe një rast i transportimit të mallrave të kontrabanduara, me qëllim tregtimin e tyre.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen B. F., 40 vjeçe, për veprat penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe për shtetasin J. M., 35 vjeç, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e shtetases B. F., me drejtues shtetasin J. M., u gjetën mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës. 40-vjeçarja dyshohet se do t’i tregtonte mallrat e kontrabanduara, në dyqanin e saj ku kishte të punësuar shtetasin J. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...