13.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Meta: “Nuk do ketë më kurrë bashkëpunime me Ramën, në 25 vite do të jem këtu për të rivendosur demokracinë”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur ditën e sotme i prerë në raport me kryeministrin Edi Rama duke thënë se nuk do të ketë më kurrë bashkëpunime me të.

Meta u shpreh në Report TV se beteja e tij ka nisur më 25 Korrik dhe do të jetë aty për 25 vitet e ardhshme për të rivendosur demokracinë në vend dhe për t’i dhënë drejtësisë drejtimin e duhur.

“Rama te inceneratorët i ka paratë. 430 milionë euro. I ka te Bashkia e Sarandës te lekët që i ka dhënë grupit për të kënduar te tuneli. Këtu jemi në kuadrin e showt. Të gjitha ndërtimet që janë lejuar të bëhen pa leje nuk janë të rastësishme

Ai shikon të gjitha katet e 50 katsheve që janë bërë me leje dhe pa leje që i ka firmosur vetë në mes të Tiranës ku ai është gjithë ditës. Jemi në kuadër të shkatërrimit të barazisë para ligjit. Qytetarëve u bëhet e pamundur për të ndërtuar një oborr shtëpie dhe këtu u lejohen.

Nuk mund të ketë më bashkëpunime me zotin Rama. Kjo është shumë e qartë. Një njeri që shkel në mënyrë të përsëirut interesin kombëtar. Një njeri që provokon pavarësinë e Kosovës kur ata kanë nevojë më shumë se kurrë. Beteja ime sapo ka filluar. Në 25 vite do të jem këtu për të rivendosur demokracinë dhe për t’i dhënë drejtësisë drejtimin e duhur”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...