28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

“Do mblidhemi në Pragë për të diskutuar jetësimin e idesë së Komunitetit të Ri Politik Europian”, Rama në kongresin e nanoteknologjisë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i pranishëm në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, që u mbajt në Tiranë, foli për rëndësinë e arsimimit dhe fuqizimin e universiteteve tona, sa i takon fushës së kërkimit shkencor.

“Në këtë aspekt kemi shumë drejtim në të cilat po punojmë dhe për të cilat duhet të rrisim kapacitetet, duhet të rrisim dhe rezultatet dhe patjetër, edhe njësia e re e nanoteknologjisë do t’i shërbejë fuqizimit të këtij besimi dhe rritjes së këtyre rezultateve”, tha Rama.

Shefi  i qeverisë, vuri theksin gjithashtu tek projekti “Komuniteti i Ri Politik Europian”, projekt ky i cili fillimisht hasi në kritika të forta, për vetë faktin se u interpretua si zëvendësim i planit për integrimin Europian.

“Dua ta mbyll me një koment mbi një nismë, e cila deri pak vite më parë do ishte totalisht e paimagjinueshme, një nismë të përbashkët të Shqipërisë dhe Holandës apo Holandës dhe Shqipërisë, si të doni, për të angazhuar bashkësinë europiane në një drejtim ku ne synojmë një konkretizimin sa më real të vizionit dhe projektit të ri të Komunitetit të Ri Politik Europian”, tha Rama.

Ai përmendi një datë konkrete, në të cilën vendet e BE, por edhe ato jashtë saj ,do të mblidhen në Çeki për jetësimin e projekt-idesë së Komunitetit të Ri Politik Europian.

“Brenda pak ditësh, në datën 6, të gjithë liderët e kësaj gjeografie, që përfshin vendet e Bashkimit Europian, vendet e Ballkanit. Vende që janë shumë të zhvilluara, por që nuk janë në Bashkimin Europian si Zvicra e Norvegjia, e kështu ne radhë, do të mblidhen në Pragë për të diskutuar jetësimin e idesë së një Komuniteti të Ri Politik Europian”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...