10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Sulmi kibernetik/ Debate të fora mes maxhorancës dhe opozitës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare: Kuvendi është me kriminelë

Vendimi i Komisionit të Sigurisë Kombëtare me dyer të mbyllura teksa diskutohet me SHISH-in sulmi kibernetik, ka shkaktuar debate të fora mes maxhorancës dhe opozitës.

Deputetët demokratë kërkuan që një pjesë e seancës të zhvillohet me dyer të hapura, teksa kundërshtuan vendimin e kryetarit Naço për të dorëzuar telefonat, në mënyrë që të mos ketë rrjedhje informacioni.

Pjesë nga debati:

Ferdinand Xhaferraj: Nuk mundet institucioni në varësi të qeverisë të dalë mbi Kuvendin.

 

Nasip Naço: Në lidhje me votimin me dyer të hapura dhe të mbyllura

 

Drejtuesi i Shërbimit të SHISH: Do t’ju lutesha të merrnit një vendim sepse 100% informacionet e kësaj seance janë të nivelit sekret.

Ervin Salianji: Kam një propozim tjetër. Ne jemi në një situatë agresioni, ku të gjithë dhënat e shqiptarëve dhe të institucioneve shtetërore po përfundojnë në publik. Në këto kushte një pjesë e mbledhjes së këtij komisioni ku do diskutohet me dyer të mbyllura dhe më pas do të vinë prapë kamerat duhet të japim siguri që nuk po atakohet siç është SHISH dhe që jemi në rrugën e duhur. Ky Komision sot, në kushtet ku kanë dalë të dhëna shumë sensitive te policisë së Shtetit që është MEMEX , një pjesë e mbledhjes së këtij Komisioni duhet të jetë i hapur për të dhënë mesazhin e duhur.

Xhemal Qefaliaj: Unë habitem përse duhet të jetë objekt diskutimi nëse duhet apo jo të jesh me certifikatë sigurie. Nuk jemi han me dy porta që të nxjerrim informacion tepër sekret. Ju kërkoj zoti kryetar të operoni menjëherë me vazhdimin me dyer të mbyllura.

Ferdinand Xhaferraj: Ky është skandali, Kuvendi nuk kufizohet nga VKM.

Nasip Naco: Sa të ikin kamerat do t’ju lë të flisni një orë

Ferdinand Xhaferraj: Kuvendi është me kriminelë

Nasip Naço: Bëhuni gati të dorëzoni celularët

Flamur Noka: Do t’i dorëzojmë të gjitha mo, edhe paratë se paratë i keni rrujt si qeveri, por do t’i dorëzojmë çfarë të kemi. Ju deputetëve i kërkoni të dorëzoni gjithçka, sot shqiptarët kanë dorëzuar në dorë të hackerave çdo të dhënë të tyre private dhe publike sepse ka një qeveri që vetëm vjedh dhe nuk ruan sistemin. Çështja për të cilën është thirrur kreu i SHISH është një çështje sensitive jo vetëm për ne si ligjvënës, por për çdo qytetar shqiptar. Çështja nuk ka asnjë sekret. Tregoni edukatë sepse ju dëgjova të gjithëve. Çfarë sekreti ka sot, kur çdo e dhënë sot, sekrete apo jo, ndodhet në duar të hackerave iranianë. Sot Irani ka në dorë të dhënat por hackera serbe -rusë kanë në dorë sekrete dhe jo sekrete të shtetit dhe qytetarëve dhe ju i thoni shqiptarëve se nuk keni të drejtë të dëgjoni se shteti ishe lakuriq. Shqiptarët duan të dinë çfarë ka bërë shteti dhe pse nuk ishin të mbrojtur. Mos të të shkojë mendja të më fikësh mikrofonin. edhe këtu mund të funksiononi si bandë, por nuk mund të më mbyllësh gojën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...