36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Skandali me inceneratorët/ PD: “Engjëll Agaçi, një prej aktorëve kryesorë në masakrën financiare”

Partia Demokratike ka reaguar pasi Engjëll Agaçi u paraqit të premten në Prokurorinë e Posaçme – SPAK.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi deklaroi sot se Engjëll Agaçi është arkitekti i masakrës financiare prej gjysmë miliard euro të inceneratorëve.

Ai tha se thirrja e tij në SPAK nuk duhet të jetë një vizitë rikonjicioni, për t’i hedhur hi syve medias dhe opinionit, por ora kur përgjegjësit të fillojnë të japin llogari.

Deklarata e deputetit të PD, Belind Këlliçi

Engjëll Agaçi u shfaq dje në dyert e Prokurorisë së Posaçme – SPAK. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është një prej aktorëve kryesorë në masakrën financiare, që deri më tani u ka shkaktuar taksapagusve shqiptarë një dëm prej gjysëm miliard euro.

Ai nuk është në krye të skemës, por është arkitekti i saj.

Partia Demokratike rithekson me bindje se Edi Rama, shefi i tij, është ai që e mban skemën në lëvizje, dhe ai që e mundëson atë.

Por Agaci ka përgjegjësitë e tij, të cilat nuk janë të pakta. Akuzat ndaj tij janë plot 9 dhe po i listojmë më poshtë:

1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal
2. “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera” parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal
3. “Fshehja e te ardhurave” parashikuar në nenin 180 të Kodit Penal
4. “Mospagimi i Taksave”, parashikuar në nenin 181 të Kodit Penal
5. “Moskryerja e detyrave nga organet Tatimore”, parashikuar në nenin 181/a të Kodit Penal
6. “Përfitim i Paligjshëm i interesave”, parashikuar në nenin 257 të Kodit Penal
7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të Lartë Shtetërorë” ose të Zgjedhurve Vendorë”, parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal
8. “Pastrimi Produkteve të veprës penale”, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal
9. “Moskallëzim Krimi, parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal

Shpresojmë që thirrja e tij në SPAK të mos jetë një vizitë rikonjicioni, për t’i hedhur hi syve medias dhe opinionit, por ora kur përgjegjësit të fillojnë të japin llogari.

Inceneratorët nuk janë një obsesion politik, por një fakt i cili u shfaq edhe në progress-raportin e Bashkimit Europian. Ata janë qartësisht një vepër e mafias në dëm të taksapaguesve, dhe një tallje e përditshme e pushtetit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt me qytetarët e tyre.

Dje ishe radha e Engjëll Agaçit.

Duhet t’i vijë radhe Edi Ramës dhe Erion Veliajt si përfituesve më të mëdhenj dhe kumbarëve të inceneratorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...