36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Partia e Lirisë: “Veliaj i kullave dhe i betonit braktiset nga qytetarët, nis asfaltimet elektorale”

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, ka deklaruar se ka nisur puna për të asfaltuar rrugë duke qenë se po afrohen zgjedhjet vendore.

Me anë të një postimi në Facebook, Braimllari u shpreh se qytetarët do të ndëshkojnë me votë dhe se ora e ndëshkimit po afron.

Braimllari u shpreh se kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është kujtuar vetëm pas 8 viteve në detyrë për problemet e qytetarëve, pasi deri tani i ka shërbyer interesave të oligarkëve.

Postimi i plotë:
Veliaj i kullave dhe i betonit braktiset nga qytetarët, nis asfaltimet elektorale

Pasi në gati 8 vite në krye të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku dështak i shërbeu interesave të tija personale dhe atyre të oligarkëve, tashmë në fund të mandatit të tij është kujtuar për qytetarët.
Bashkia e drejtuar prej tij njoftoi hapjen e një procedure tenderimi me vlerë 1 miliardë lekë (pa TVSH) apo rreth 8.5 milionë euro për të ndërhyrë në rrugët që ndodhen në 11 njësitë administrative të kryeqytetit dhe në lagjet 12,13 dhe 14, të cilat prej vitesh nuk kanë parë asnjë investim.
Në fakt edhe kësaj here Veliaj nuk ka si synim përmirësimin e kushteve të jetësës së qytetarëve, por interesin e tij elektoral
I gjendur gjithmonë e më i braktisur nga qytetarët e Tiranës, ashtu siç ka bërë në çdo palë zgjedhje, Veliaj ka vendosur që edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore t’i varë shpresat te mashtrimi i qytetarëve nëpërmjet asfaltit elektoral.
Por më kotë, pasi qytetarët e Tiranës e kanë të qartë se qendrimi Veliajt në krye të bashkisë do të thotë më shumë kulla e beton dhe më pak lulishte e gjelbërim.
Ndaj as asfalti elektoral nuk do ta ndihmojë, pasi qytetarët do ta ndëshkojnë me votë.
Ora e ndëshkimit po afron.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...