28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Tiranë / Brenda 12 orëve, finalizohen 3 operacione policore në pranga tre persona

Janë finalizuar brenda 12 orëve, 3 operacione policore të koduara “Videoprojectors”, “Medicus” dhe “Friend”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë në Tiranë.

Në pranga janë vënë shtetasit:Eduart Zekaj, Armand Nushi dhe Emilian Imeri, si dhe janë sekuestruar 18 videoprojektorë që dyshohet se janë vjedhur.

Njoftimi:

Tiranë

Finalizohen nga Komisariati i Policisë Nr. 4, brenda 12 orëve, 3 operacione policore, të koduara “Videoprojectors”, “Medicus” dhe “Friend”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Videoprojectors”, u vu në pranga një shtetas, si dhe u procedua penalisht një tjetër. U sekuestruan 18 videoprojektorë, të dyshuar të vjedhur.

Gjatë operacionit policor të koduar “Medicus”, u vu në pranga një shtetas që tentoi t’i vidhte me dhunë telefonin, një shtetasi tjetër.

Gjatë operacionit policor të koduar “Friend”, u vu në pranga një shtetas që dyshohet se ka vjedhur sende në një magazinë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionet policore të koduara “Videoprojectors”, “Medicus” dhe “Friend”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Videoprojectors” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua penalisht shtetasi R. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. Z., në kohë dhe vende të ndryshme, dyshohet se ka vjedhur 18 videoprojektorë në 4 universtitete të Tiranës, ndërsa shtetasi R. K., ka përvetësuar sendet e vjedhura.

Në cilësinë e provës materaile u sekuestruan 18 videoprojektorë, të dyshuar të vjedhur.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Medicus” u bë arrestimi i shtetasit:

– A. N., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi A. N., në Rrugën e Dibrës, ka tentuar ti vjedhë me dhunë, telefonin shtetasit L. S., dhe më pas është larguar. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se me datë 23.09.2022, ka vjedhur shuma parash në dyqanin në pronësi të shtetasit Th. J.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Friend” u bë arrestimi i shtetasit:

– E. I., 26 vjeç, banues në Tiranë.

26-vjeçari, dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme, në magazinën në pronësi të shtetases E. N.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...