36.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Protesta e pedagogëve/Kovaçi: Bojkoti i pedagogëve do të vazhdojë, protestat do përshkallëzohen

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi ka deklaruar ditën esotme se pedagogët nëpër universitetet e Shqipërisë, së bashku me rektorët kishin reskpektuar kërkesat e sindikatës duke u bashkuar në bojkotin e nisjes së vitit akademik.

Ai veçoi rektorin e faktultetit të Mjekësisë në Tiranë, për të cilin tha se përderisa nuk mbështeste kërkesat e tyre për rritje pagash, atëherë, ai ishte oligark.

Ndërsa foli gjithashtu për një vizitë të anuluar të kryeministrin, Rama i cili sipas Kovaçit e kishte para situatën dhe nuk dëshironte që të rëndohej.

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi: Sipas paralajmërimit tonë, sot ka nisur bojkotimi i vitit të ri akdaemik. Po ta shihni tashmë në orën 10:00, edhe pedagogët janë pajtuar me bojkot. Këtu është 100% bojkoti, nuk ka asnjë në sallën e universitetit. Edhe tek mjekësia është shpallur bojkoti por në disa salla po bëhet mësim sepse rektori nuk e ka respektuar kërkesën tonë . Unë rektorin e quaj oligark, sepse përderisa nuk ka nevojë për rritje rrogash, duhet të jetë oligark. Pra unë i quaj rekotor oligark. Do të vazhdojmë çdo ditë në këtë mënyrë dhe çdo ditë do ketë larmi protestash. Do të jemi këtu tek politekniku dhe më pas edhe tek qeveria. Unë mendoj se është një qëllim i p-ërbashkët, le të bëhemi bashkë në mënyrë që qeveria të shtojë financimin për universiteteve.

Me Kushin kemi bërë bisedime por nuk mendoj se nëpërmjet saj mund të vlerësohen kërkesat tona. Duhet që kryeministri të ngrejë një grup pune. Sot do vinte kryeministri këtu, por e pa se këtu ishte protestë dhe se nuk mund të ballafaqohej me qëndrimet e pedagogëve.

Dje u paralajmërua ardhja etij, por më pas ka menduar që të mos agravojë situatën dhe të mos vijë.

Kostoja do jetë më e lartë për studentët në momentin që marrin një diplomë fallco. Nuk e di sesa do jetë afati, unë shpresoj që problemi të zgjidhet brenda javës. Do presim reagimin e kryeministrit. Protestat dotë vijnë duke u përshkallëzuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...