38.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Gjekmarkaj në krah të pedagogëve: Janë sot në grevë për një trajtim dinjitoz

Viti i ri akademik nis mes protestash dhe pakënaqësish nga shumë pedagogë dhe studentë. Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar publikisht pas paralajmërimeve të pedagogëve se nuk do të nisin punë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

Ai shkruan se pas 32 vitesh liri, pedagogët vijojnë të mbeten shtresa më e keqtrajtuar në aspektin ekonomik, ndaj shton se protesta e tyre është dinjitoze dhe e drejtë.

Reagimi i plotë:

Sot është dita e parë e mësimdhënies universitare. Do të donim të bënim urimet tradicionale por diçka na pengon. Pedagogë e studentë janë sot në grevë për një trajtim dinjitoz. Ata nuk po kërkojnë të krahasohen me Italinë, Gjermaninë a Francën! Joo ! Thjesht me Kosovën e cila si ka përmbushur ënde dy dekada pavarësi. Nuk ka shoqëri dinjitoze e shtet serioz pa një Universitet cilësor. Pa cilësi nuk ka elita dhe pa to nuk ka progres. Pas 32 vitesh liri ëndë ata kanë mbetur shtresa më e keqtrajtuar ekonomikisht dhe pa status. Ligji i arsimit të lartë kaq i kundërshtuar nga pedagoget nuk u bë kurrë zgjidhje për asgjë. Në shumë vende europiane shteti asiston ekonomikisht Universitetet publike. Sa herë protestojnë a kërkojnë diçka pedagoget tentohet kundërvënia ndaj tyre e shtresave  të ndryshme sociale apo “lufta e klasave” me studentet dhe gjithmonë në horizont shfaqet një ” hall” apo “krize”. A ju ka borxh Partia Demokratike Universiteteve dhe pedagogëve? Sigurisht qe ju ka dhe shumë por prej gati 10 vitesh vendi qeveriset nga Partia Socialiste e 10 vjet janë tepër  për ti lënë në harresë nëse objektiv nuk është dekulturimi i shoqërisë si mënyra më e lehtë e sundimit dhe manipulimit. Protestat janë gjithmonë emancipuese. Ato e ndihmojnë trupën akademike të formësojë sa më shumë pavarësi nga politika. Opozita e mbështet këtë përpjekje të  drejtë pedagogëve pa marrë flamurin e kesaj levizje dhe pa tentuar ta përdorë atë per qëllimet e veta të ditës. I bëj thirrje koleges Kushi si pedagog të ngrejë zërin për të mbështetur shtresën e saj e po kaq Kryeministrit Rama i cili nëse e ka seriozisht konfiskimin e pallateve pa leje të oligarkëve i ka gjetur aty rrogat e pedagogëve për 10 vitet e ardhshme. Dritë e diturisë përpara do të na shpjerë. Dija dhe kurajo do ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. Pedagoget sot janë shembulli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...