34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Mbledhja e grupit parlamentar/ Alibeaj: “Duhet të bashkojmë çdo fluks dhe forcë në bazë, kjo është mënyra si duhet të përballemi”

Pas më shumë se 2 orësh, përfundoi mbledhja e grupit ku po diskutohej për bashkëpunimin e tyre me grupin e Sali Berishës për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Alibeaj deklaroi  se pavarësisht të gjitha tallazeve, çoroditjeve që mund të ketë PD ka një interes që është i madh, jo vetëm i demokratëve, por edhe i shqiptarëve, një orë e më parë t’i dalim përballë regjimit të Ramës.

“Kujtoni në prill platformën që grupi i PD ka bërë, thirrje me tekst, me përmbajtje dhe terma. Thirrja e të gjithë anëtarëve të grupit parlamentar për të mbajtur një qëndrim. Për këtë gjë të paktën nuk mund të qortohemi, për faktin që ne kemi bërë gjithçka për të qenë bashkë. Pavarësisht të gjitha tallazeve, çoroditjeve që mund të kemi ne, ka një interes që është i madh, jo vetëm i demokratëve, por edhe i shqiptarëve, një orë e më parë t’i dalim përballë regjimit të Ramës. Nevoja dhe interesi për të dalë me një kandidat për demokratët është synim i cili nuk është vetëm si nevojë për të dalë me një kabndidat, por me një kandidat fitues. Është nevoja për t’i dhënë fund regjimit të Ramës. Të jetë një kandidat fitues, të jetë ai rreth të cilit të mblidhen flukset e kësaj shoqërie përballë regjimit. Instrumenti duhet të jetë proporcionalisht për këtë qëllim. Mënyrat janë të tilla që mund të gjenden me vullnet të mirë. Duhet të bashkojmë çdo fluks dhe forcë në bazë sepse janë ata që do i vënë shpatullat”, tha Alibeaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...