34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Takimi me Palokën/ Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi: “Ishte një takim informal mes kolegesh të mandatuar”

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas mbledhjes së grupit të zhvilluar në kryesinë e Kuvendi ka zbuluar detaje nga takimi me negociatorin e Berishës, Edi Paloka për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas Gazment Bardhit opozita duhet të dalë jo vetëm me kanidatë të përbashkët, por edhe fitues. Ai u shpreh se diskutimi me kolegun demokrat ishte konstruktiv dhe me frymë të plotë mirëkuptimi.

Bardhi theksoi gjithashtu se njëanshmëria nuk e ndihmon këtë proces dhe se do duhet që të krijohet një moment bashkëpunimi i sinqertë mes demokratëve për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues.

“Ajo që unë po them është e qartë për anëtarët e PD dhe për demokratët, por mbi të gjitha për qytetarët që duan të sjellin ndryshimin.

Do të duhet që të krijohet një moment bashkëpunimi mes demokratëve për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues. Nuk është vetëm qëllimi që të kemi vetëm një kandidat të përbashkët, por kandidat të përbashkët fitues”, tha Gazment Bardhi.

Ndërsa i pyetur se përse takimi me Palokën u zhvillua në kafe, ai u përgjigj kështu: “Sepse takimi e kishim informal, një kafe pune mes dy kolegesh. Më vjen keq për ju që ishte e lodhshme. Ishte një takim informal mes kolegesh të mandatuar. Qëndrimi i grupit parlamentar të PD i shpallur të hënën ka qenë që jemi të gatshëm të nisim punën që atë ditë”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...