28.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Zv.kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho: “Ky shtet po degjeneron nga dita në ditë, kemi një qeveri mafioze”

Zv.kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho është shprehur se qeveria shqiptare është në ditët e fundit të saj, ndaj është bërë agresive.

Ai theksoi se “kjo qeveri mafioze po përpiqet të shkatërrojë opozitën”, por sipas tij nuk do ia dalë dhe fitorja është e shpejtë.

“Ky shtet po degjeneron nga dita në ditë. Gjithë kjo na ka bërë të mos jemi më indiferentë, por të bashkohemi për fatet e të gjithëve. Shqipëria po shkon nga dita më ditë më keq, rinia s’ka më shpresë se vendi mund të ndërtohet.

Kemi një qeveri mafioze, që është i gatshëm të zëvendësojë rininë me bangladeshas. Duhet të lëvizim të tërë, sot është çështja e të gjithëve. S’duhet ta lejojmë këtë pushtet, është në ditët e fundit ndaj është bërë agresiv. Po përpiqet të shkatërrojë opozitën, por s’do ta arrijë. Këtë regjim e ka Venezuela, ku njerëzit s’kanë bukë të hanë.

S;do e lejojmë këtë gjë, do luftojmë. Të tërë në fronin e përbashkët të shpëtimit të Shqipërisë, me frontin e Partisë së Lirisë. Rroftë Partia e Lirsë, drejt fitores dhe fitorja është e shpejtë”, tha Nesho.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...