18.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

“Në qytetin e naftës, paguhet çmimi më i shtrenjtë se në Ukrainë”/ Blushi: “Rilindja nuk e do Kuçovën sepse profesioni saj është mashtrimi”

Në takimin me strukturat lokale të Partisë së Lirisë në Kuçovë, Tedi Blushi tha se ky qytet është tradhtuar nga e majta, duke shtuar se e ka parë Kuçovën vetëm si mundësi për ta vjedhur.

Blushi ka akuzuar qeverinë Rama se prej vitesh e ka zhvatur këtë qytet dhe e ka parë si mundësi për ti vjedhur naftën.

Blushi tha se në qytetin e naftës, banorët e saj e paguajnë karburantin 5-fish me shtrenjtë se në Ukrainë.

Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i PL tha se në përkrahësit e kësaj force janë të gjithë pilotë të cilët do e shkatërrojnë qeverinë e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës.

“Në qytetin e naftës, paguhet çmimi më i shtrenjtë se në Ukrainë. Paguhet 5-fish me shtrenjtë.

Rilindja nuk e do Kuçovën sepse profesioni saj është mashtrimi. Kuçova është keqtrajtuar nga Rilindja dhe është parë si mundësi për ta zhvatur dhe për t’i vjedhur naftën.

Kuçova e ka treguar që nga vitit ’36 se di të luftojë për të drejtat e saj.

Prandaj nga qyteti i aviatorëve, ne i themi Edi Ramës që ne jemi të gjithë pilotë dhe do ta shembim një orë e më parë këtë Qeveri të korruptuar dhe të inkriminuar”, tha Blushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...