27.7 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Meta: “Gjithcka po tretet sepse ky është misioni i Rilindjes, shkatërrimi i cdo ndjesie për të kërkuar e mbrojtur të drejtat nga Kushtetuta”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte të shtunën në një takim me strukturat e partisë në Kuçovë nga ku ka denoncuar dhe akuzuar qeverinë se po e shpopullon vendin dhe po i varfëron qytetarët përmes korrupsionit. Meta tha se “halli” i kryeministrit tani që po afrohen zgjedhjet lokale, është “si të gjejë gjuhën me ndërtuesit e kullave që u ka shkelur syrin”.

“Ne të Partisë së Lirisë jemi pilotë, për atë që u mungon më së shumti sot shqiptarëve që është liria. Jemi pilotë për atë që u është cënuar më shumë, nga ky sekt banditësh, që është dinjiteti.

Ky sekt që ka zgjedhur varfërimin si mënyrë për ti robëruar shqiptarët, për ti mbajtur nën presionin e bukës së gojës.

Cdo familje këtu e kudo mund të bëjë llogaritë si ishte Kucova para 10 vitesh e si ishte sot.

Gjithcka po tretet sepse ky është misioni i Rilindjes, varfërimi i tij intelektual, njerëzor, shkatërrimi i cdo ndjesie për të kërkuar e mbrojtur të drejtat nga Kushtetuta.

Mos mendoni se është rastësi që gjoja në emër të reformave janë sakatuar qytetet e rrethet e Shqipërisë që kanë qenë baza e patriotizmit, jo më kot janë shkurtuar në mënyrë drastike gjykatat, prokuroritë, përmes një përqendrimi malinj e tepër të mirëmenduar, që të largohen intelektualët nga këto treva, por që të bëhet më e vështirë jeta dhe për qytetarët.

Një zonjë më tha aman a do bëhet ndonjëherë rruga e spitalit, cdo 4 vjet premtohet që do bëhet.

Nuk është bërë sepse Kucova është trajtuar si një bastion ku nuk ka nevojë të punosh të shërbesh, por mjafton me presione, me blerje votash, për të garantuar pushtetin dhe me korrupsion. Ndaj është kjo situatë e rënduar, banorët kanë protestuar para bashkisë e fshihet kryetari se nuk u del dot para, protestojnë për rritjen e cmimeve, mungesën e investimeve protestojne per burimin natyror te Sinecit per te cilin jane ne gjyqe me Bashkine dhe kompanine e famshme, Salillari po sic e thatë ju, meqë e përmendët ju, se nuk doja ta përmendja, por se nuk mbajnë anën e qytetarit të banorëve që u rrezikohet jeta se e kanë ujin burim ekzistencial, kështu është në gjithë Shqipërinë dhe në Tiranë.

Arrestohet nëna 82 vjec për kotecin pa leje ndërsa zotëria kullat që i ka dhënë vetë miratimin e u ka shkelur syrin për tu shtuar nuk i kishte parë e ka hall tani si të gjejë gjuhën me ta se po i afrohen zgjedhjet e do që ti shpëtojë nga ndjekja penale se ligjin ky e ka për të dobëtit jo për të fortët se është i varur nga ta si është i varur nga krimi i oprganizuar dhe mafia ndërkomëbtare që interesohet për territorin e Shqipërisë, jo popullin”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...