18.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

“Rama po u pi gjakun fëmijëve të Shqipërisë”/ Meta: “Bomba na ka rënë për sa kohë të kemi ty, çfarë fatkeqësie më të madhe mund të ketë ky vend”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Rama se “po u pi gjakun fëmijëve shqiptarë”, duke gjetur gjithmonë “fatkeqësi”, sipas tij, për të justifikuar gjendjen e vendit.

Teksa e quajti një klloun më të papërgjegjshëm në Shqipëri, Meta theksoi se kreut të qeverisë i dalin sondazhet mirë pasi i bën vetë.

Ilir Meta: “Ky po u pi gjakun fëmijëve të Shqipërisë. Tani ka filluar thotë fajin e ka Putin. Si t’ia bëjmë që çmimi i naftës është shumë më i lirë në Ukrainë se në Shqipëri. Lufta ndikon tek ne, e drejtë, po në Kosovë nuk ndikon.

Kujt do që t’ia hedhë? Nxjerr përherë nga një fatkeqësi! Bomba na ka rënë për sa kohë të kemi ty, çfarë fatkeqësie më të madhe mund të ketë ky vend.

Je peng dhe vasalëve të qarqeve më antishqiptare. Ke vënë në diskutim shtetin e Kosovës, integritetin e Shqipërisë.

Është në një panik të madh, sondazhet i dalin mirë sepse i bën vetë. Ku të gjejë Shqipëria një klloun më të papërgjegjshëm se sa ty. Është koha të bashkohemi të gjithë shqiptarët pa dallime partiake e politike, ka vetëm një ndarje sot themelore dhe ekzistenciale ajo midis shqiptarëve dhe patronazhistëve.

Sepse patronazhistët një pjesë e të cilëve janë shumë të palumtur, jo vetëm për pagat që u jepen, por e kuptojnë edhe ata që kështu nuk vazhdohet më sepse kanë fituar urrejtjen e qytetarëve, Është betejë midis lirisë dhe dinjitet, e frikës dhe pasigurisë. Do e fitojë beteja e dinjitetit të shqiptarëve.

Vendin tonë e shpëton vetëm demokracia. Partia e lirisë është e vendosur për të zbatuar referendumin që popullin e ka në Kushtetutë, që të mos dalë më sistemi demokratik jashtë loje dhe bashkë me të gjithë populli dhe të kapet shteti nga një bandë, siç është kapur nga sekti i Rilindjes. 2/3 e popullsisë nën kufirin e varfërisë. Mësuesit më të keq paguarit e Shqipërisë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...