32.1 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Meta denoncon qeverinë: “Mësuesit e Shqipërisë më të keqpaguarit sipas statistikat e BE, nuk ka investim më serioz për një qeveri se sa ai në arsim”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga një takim me qytetarë në Kuçovë ka denoncuar qeverinë se për pedagogët nuk i rrit pagat, por rrit investimet për koncensionet dhe për rrugët e “florinjta”.

Mësuesit e Shqipërisë më të keqpaguarit sipas statistikat e BE, 4100 euro në vit paga e një mësuesi. Andej matanë Bunës, nga Ulqini merr 9200 euro, dyfishin, këtej cmimet më të larta, taksat më të larta.

Pragu i varfërisë, 2000 euro për person në vit, ku ta gjejë mendjen mësuesi të gjejë ushqim e veshëmbathje për fëmijën apo të jetë i përqendruar të kujdeset për fëmijët tuaj.
Mësuesi duhet konsideruar një shtresë e mesme e figurë e nderuar, e kuptoni cfarë ndodh me shtresat e tjera. Cfarë po kërkojnë pedagogët e Shqipërisë që pas dy vitesh ti kenë pagat sa i kanë në Kosovë sot. Qeveria në Kosov që ka pezullaur investime publike që ti rrisë askoma më tepër pagat e pedagogëve për të mbajrtur trurin në vend e për tu kujdesur për gjeneratat e ardhshme.

Nuk ka investim më serioz për një qeveri se sa ai në arsim se është afatgjatë.
Nuk është cështje mungesë fondesh por vjedhje e taksave të tyre nga Edi Rama personalisht.

Vetëm për vitin që vjen 7 koncensione të reja me vlerë gati 1 miliardë dollarë ose euro se kanë vajtur njësoj, rrugë të florinjta, 6 herë më shtrenjtë një km rrugë e re se sa në Serbi.

Ama kur vjen fjala për largime nga vendi sa para jemi ne. Sepse këtu synohet njerëzit jo të ndihmonen që shoqëria mos konsolidohet.

Sa më pak oligarkë banditë të pasurohen që të përdoren pastaj për të blerë vota, zgjedhje, influencat mediatike, sa më shumë nga shtresa e mesme të varfërohen që të nënashtrohen e mos kërkojnë të drejtat e tyre si i kërkojnë pedagogët në mënyrë civile.

Ata që janë më kërkues të ikin nga Shqipëria, sektit të Rilindjes u duhet vetëm territori dhe mafies ndërkomëbtare, populli nuk u duhet.

Por ja që në jemi të lindur patriotë e brez pas brezi. Kështu që Shqipëria do u kthehet shqiptarëve, ky është misioni i PL dhe arsyeja pse nga 25 korriku unë jam në krye të kësaj force të re politike dhe betejën për t’i rikthyer lirinë dhe dinjitetin cdo qytetari shqiptar.

Nuk jemi aspak kundër socialistëve, unë flas vetëm për Rilindjen se është sekt që ka uzurpuar cdo gjë, e para që uzurpo ishte PS. Pastaj kaloi në kapjen e shtetit që sot e ka 100% të kapur. U tregua e mencur e finoke Rilindja e kapi shtetin duke kapur Lulushin”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...