36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Të dhënat e reja për vdekjen e Lear Kurtit/ Berisha: “E mbytën, Ardi Veliu ky mashtrues i paskrupullt gënjeu shqiptarët”

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar të dhënat e reja që kanë dalë në media, pas dëshmive dhe të mikut dhe të nënës së Lear Kurtit. Berisha ka akuzuar kreun e AMP-së, Ardi Veliun se ka manipuluar ngjarjen për të mbrojtur padronët e tij.

Sali Berisha: Gazetarët fundjavën që kaloi kanë bërë investigime, kanë sjellë fakte e prova shteruese për mbytjen e Lear Kurtit, të riut 32 vjeçar nga banditë me uniformë të droguar.

“O noke më mbytën”, ishte klithma para se të jipte shpirt sipas dëshmitarit të pranishëm në vendngjarje dhe mikut të Lear Kurtit. Investigimet serioze të rrjeteve televizive, hodhën poshtë si trillime të turpshme pretendimet e Edi Ramës dhe Çuçit të tij të familjes, trillimet, manipulimet e inskenimet e një krimineli me uniformë të pashoq në radhët e shoqërisë Ardi Veliu që për të mbrojtur padronët e tij përdhosi e vrau për së dyti Lear Kurtin.

Investigimet e rrjeteve televizive faktuan se mbi Lear Kurtin një bandë prej 4 policësh, prej tyre të droguar, u vërsulën në rrugë me një egërsi çnjerëzore.

Këto filmime faktuan se Ardi Veliu ky mashtrues i paskrupullt gënjeu shqiptarët kur deklaroi se Lear Kurti po qendronte para një objekti për të krijuar përshtypjen se ai po përgatitej për ndonjë akt, ndërkohë që ai po ecte i vetmuar, nga kamerat, duke biseduar në telefon me mikun apo familjarët e tij.

Një mashtrim i paskrupullt i policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...