31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Rama: “Opozita shfrytëzon mundësinë që i ka krijuar Putini për të rrëzuar qeverinë”

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria ka bërë progress të jashtëzakonshëm nën qeverisjen e tij.

Gjatë fjalës së tij gjatë një takimi me qytetarët në Korçë, Rama u shpreh se në ditët e sotme vendi ynë merret shumë më seriozisht se më parë.

Ai shtoi se opozita dhe disa media në vend kërkojnë që të rrëzojnë qeverinë, duke shfrytëzuar mundësinë që u ka ofruar presidenti rus Vladimir Putin.

“Sot bota na shikojnë dhe na marrin shumë më seriozisht. Sepse kemi bërë reforma dhe ndryshime që kanë përmirësuar imazhin e vendit tonë. Jemi në statistikat e turizmit të organizatave të njohura ndërkombëtare. Edhe në aspektin e drejtësisë dhe luftës kundër krimit ka shumë për të bërë. Po të dëgjosh aleancën e rublave dominon krimi, ndërsa po të shikosh faktet kemi numrin më të ulët të vrasjeve që nga viti 1991. Nëse një ekran apo një tjetër përdoret si maskë, si maskat që i zinin rrugën autobuzëve për t’i marrë të gjithëve lekët, atëherë dalin 700 mijë të ikur nga Shqipëria. Është e gjitha pjesë e një përpjekjeje për të rrëzuar qeverinë dhe shumicën tonë qeverisëse. Është përpjekje për të shfrytëzuar mundësinë që Vladimir Putin u’a krijon. Ky është realiteti i sotëm. Ky transformim i Korçës është një transformim që ne duhet të bëjmë çmos që të vazhdojë”, u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...