37.5 C
Tiranë
Wednesday, August 13, 2025
spot_img

COVID-19 / MSH raporton 499 raste të reja 10 të vdekur në 24 orët e fundit

Një rritje të lehtë të shifrave të COVID-19 ka shënuar këtë të dielë të fundit të 2020 Shqipëria. 10 pacientë, mes tyre dhe mjeku Sali Baco nuk e fituan dot betejën me COVID-19.

Po ashtu 499 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit, me në krye Tiranën 180, ndjekur nga Durrësi 36 dhe Fieri 29.

Nga ana tjetër 384 qytetarë arritën të fitojnë betejën me COVID-19 në po kaq orë, teksa MSH informon se situata në 4 spitalet COVID paraqitet e qëndrueshme me 316 qytetarë që po trajtohen, 23 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

NJOFTIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2165 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 499 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
180 raste në Tiranë, 36 në Durrës, 29 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Vlorë, nga 16 raste në Elbasan, Gjirokastër, 15 në Sarandë, 13 në Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Berat, 11 në Dibër, nga 9 raste në Pogradec, Kavajë, nga 8 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Kurbin, Përmet, Delvinë, Tepelenë, 5 në Korçë, nga 4 raste në Tropojë, Librazhd, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Kukës, Has, Peqin, Klos, Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Mallakastër, Divjakë, Roskovec, Bulqizë, Memaliaj, Vorë, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,565 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me covid19. Mjeku 72 vjecar Sali Baco; 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 55-80 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (27 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 499
Të shëruar në 24 orë 384
Të shtruar në spitale 316

Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 2165

Testime totale 253,689
Raste pozitive 56,254
Raste të shëruara 31,565
Raste Aktive 23,536
Humbje jete 1153

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13296
Fier 1585
Shkodër 1339
Durrës 1286
Vlorë 1072
Korçë 963
Elbasan 894
Berat 873
Lezhë 865
Gjirokastër 528
Kukës 455
Dibër 380

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Policia e Vlorës godet rast të prostitucionit, arrestohen dy shtetase kineze dhe dy klientë

0
Vlora – Policia e Vlorës ka goditur një rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për prostitucion në lagjen “Uji i Ftohtë”, duke identifikuar...

Vlora – Gjendet i mbytur një 70-vjeçar në Plazhin e Vjetër

0
Vlora – Një shtetas rreth 70 vjeç është gjetur i mbytur në Plazhin e Vjetër të qytetit të Vlorës. Sipas policisë, viktima dyshohet të...

Policia e Fierit arreston dy persona për zjarrvënie në Vjosë dhe Lushnjë

0
Fier – Policia e Fierit ka goditur dy raste të zjarrvënies në zonat e Vjosës dhe Lushnjës, duke arrestuar dy shtetas, Shezai Banaj dhe...

Zjarri apokaliptik në Gramsh shkatërron 39 banesa në Skënderbegas, situata jashtë kontrollit

0
Gramsh – Një zjarr me përmasa të mëdha ka shkatërruar 39 banesa në fshatin Skënderbegas, ndërsa flakët vijojnë të përhapen dhe të hapen vatra...

Shpërthim me lëndë plasëse në Durrës, vetëm dëme materiale

0
Durrës – Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 të Durrësit, në ambientet e jashtme të...