36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Shqiptarët në Londër organizojnë protestë, të indinjuar nga etiketimet e politikës Britanike

Emigrantët shqiptarë që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e madhe vijojnë të jenë në qendër të debateve së fundmi edhe mes politikanëve të dy vendeve. Numri i lartë i tyre ka ngjallur polemika në politikën britanike.

Së fundmi ka qenë kryeministri shqiptar Edi Rama i cili akuzoi Sekretaren e Brendshme Britanike Suella Braverman për ‘nxitjen e ksenofobisë’ pas deklaratës së saj ku e cilësoi ardhjen e shqiptarëve në Britaninë e Madhe si ‘pushtim’, duke i etiketuar si kriminelë.

Edhe ministri britanik për emigrantët, Robert Jenrick, e përshkroi deklaratën e zyrtares së lartë si të tepruar, edhe pse sipas tij, ardhja e emigrantëve eshte një sfidë për vendin pasi numri është  dyfishuar nga vitin e kaluar.

“Nuk është një frazë që unë do ta përdorja, por e kuptoj nevojën për të qenë i drejtpërdrejtë me publikun e gjerë në lidhje me sfidën me të cilën përballemi ne si ministra.Unë nuk do të përdorja fjalën pushtim, do mundohesha ti  zgjidhja fjalët me shumë kujdes. Gjithsesi unë mendoj se ajo po fliste për ata njerëz që jetojnë në bregdetin jugor, të cilët çdo ditë po shohin varkat e emigrantëve që zbarkojnë në plazhe.”

Të indinjuar nga këto përcaktime, emigrantët shqiptarë kanë paralajmëruar një protestë të madhe në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar më 12 nëntor ora 10:30 me kohën lokale. Protesta do të bëhet në “Westminster Bridge”.

Zyrtarët britanikë pretendojnë se rreth 60% e emigrantëve që kalojnë në Kanalin e La manshit janë shqiptarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...