36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

“Do të jetë më e papara ndonjëherë në Tiranë”,Paralajmërimi i Berishës për protestën e 12 nëntorit

Kreu i PD ja zhvilluar sot një takim me banorët e Kombinatit, Unazës dhe Astirit. Berisha paralajmëroi se protesta e 12 nëntorit do të jetë më e papara ndonjëherë në Tiranë.

Ai nuk kurseu as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e konsideroi armik të shqiptarëve.

Berisha: Unë dua t’u shpreh mirënjohjen më të pakufishme, ju banorëve të Astirit për qëndresën heroike ndaj padrejtësisë më të madhe që një qeveri mund të bëjë, ndaj qytetarëve të vendit. Rrënimit të banesave të tyre, kryekëput për interesa të grupeve trafikante më të fuqishme të vendit, për interesa të politikanëve të lartë të lidhura me këto grupe. Ju dëshmuat shpirtin e pamposhtur. Unë shpreh mirënjohje ndaj banorëve të Kombinatit që në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan PD , kandidatin e saj më shumë se herë të tjera, zotin Belind Këlliçi. Sot takohemi në një moment të rëndësishëm për PD dhe për vendit, për demokracinë shqiptare,. Takohemi në një kur PD sot forcë politike opozita zotohet në dy veprimtari të rëndësishme, e para në një protestë të fuqishme të paparë ndonjëherë në Tiranë sepse kurrë në 30 vite ju banorë të Kombinatit, Astirit , Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nuk keni pasur në krye të qeverisë një armik të identitetit tonë kombëtar. Edi Rama është një armik, pasi per të gjithë shqiptarët që i thonë lirisë liri, ai iu rrëmben votën

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...