35.4 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Tentoi të kontrabandonte medikamente mjekësore, procedohet penalisht 57-vjeçari

Një shtetasi italian iu janë gjetur në Portin e Durrësit një sasi e konsiderueshme medikamentesh mjekësore.

Sipas policisë, 57-vjeçari me iniciale F. F., kishte për qëllim tregtimin e këtyre medikamenteve të kontranandura.

Ilaçet u zbuluan gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 57-vjeçari, i cili u procedua penalisht dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të kontrabandonte një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, me qëllim tregtimin e tyre, procedohet penalisht 57-vjeçari (shtetas italian).

Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës dhe me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandës, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kontrabanduar medikamente mjekësore, me qëllim tregtimin e tyre, kanë referuar materialet në Prokurori për këtë rast dhe si rezultat, ka nisur procedimi penal për shtetasin:

-F. F., 57 vjeç, banues në Itali.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 57-vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...