9.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Situata e arsimit/ Erisa Xhixho: “Ka një rritje vetëm 3 milionë lekë në investime, qesharake, nevojat rriten”

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho gjatë një takimi me studentë e pedagogë ka folur mbi gjendjen e arsimit në vend dhe për ndryshimet që Partia e Lirisë do propozojë në parlament përmes amendamenteve.

Xhixho u shpreh se do të dorëzohen amendamente në lidhje me rritjen e pagës së pedagogëve duke nisur nga muaji janar i vitit 2023 dhe rritjen e përqindjes së dedikuar nga Prodhimi i Brendshëm Bruto në 0.3% në vit për kërkimin shkencor në universitete.

“Ju jeni vetë aktorë dhe vuani çdo ditë mungesën e një arsimi cilësor dhe mungesën e këshillimit që duhej bërë për t’iu këshilluar për të ardhmen tuaj e të gjitha me radhë. Besoj që është momenti më i vërtetë i kësaj qeverie që tregon se nuk ka prioritet arsimin dhe të rinjtë. Do kemi sërish buxhetin më të ulët për arsimin në rajon.

Jemi shumë koshientë për vështirësitë që ju kaloni çdo ditë, të gjithë e dinë vështirësinë që kaloni edhe me çmimet e qirave, transportin publik, kostot e jetesës, etj. Vendet e rajonit, Kosova ka dhënë 100 euro për çdo student çdo muaj për të përballuar këtë krizë. Kjo është një kërkesë e vazhdueshme që nga shtatori, ku përsëri nuk ka asnjë zë për studentët dhe rininë, dhe në këtë projektbuxhet nuk ka asnjë zë që të parashikojë një ndihmë për të rinjtë. Me anë të amendamentit që do çojmë në parlament do kërkojmë që të ketë një ndihmë të tillë për 10 muaj. Nuk mund të lihet në këtë gjendje kjo shtresë e shoqërisë.

 

PL gjithashtu mendon se duhet amendament për kërkimin shkencor, ju i keni parë kërkesat e pedagogëve, kanë kërkuar diçka jetike për universitetin. Standardi që ne duhet të shkojmë është 1% e PBB për kërkimin shkencor, tani është në 0.004 e PBB-së, ne do kërkojmë të shkojë në të paktën 0.3% të PBB-së. Ndaj ne kërkojmë që të paktën zërin e pedagogëve dhe studentëve ta përçojmë përmes një amendamenti.

Një tjetër çështje janë pedagogët dhe paga e tyre. Nuk flasim thjesht për një pagë por për dinjitet, ata kërkojnë të arrijnë sa Kosova. Kërkojnë  një pagë dinjitoze për mundin dhe sakrificat që duhet të bëjnë. Duke parë dhe situatën ekonomike të vendit, kanë kërkuar që ajo të rritet në vijueshmëri dhe jo menjëherë. Është parashikuar vetëm ajo rritje qesharake prej 7% që nuk mbulon as inflacionin që parashikohet të shkojë në 10%. Një tjetër çështje janë mësuesit. Edhe për shkak të kushteve sociale-ekonomike është trishtuese si i kanë trajtuar në projekt buxhetin e vitit tjetër, kanë parashikuar rritje 6% të pagës në korrik të vitit tjetër, vetëm 5 muaj do ua rrisin pagën atyre, po në këtë kohë si do e përballojnë jetesën. Edhe pse ministrja e arsimit e thoshte me krenari, u trishtova kur një mësues tha që punonte një punë tjetër gjatë verës. Por e kanë të pamundur sepse janë të keqpaguar sepse ‘Rilindja’ nuk e ka prioritet dhënien e dinjitetit për mësuesit dhe pedagogët. Ne do dorëzojmë amendamentin për rritjen e pagës së pedagogëve në janar. Një komponent tjetër është problematika e librave falas e cila është një fasadë që ka rënë, pasi librat janë të përdorur. Imagjinoni një nxënës në klasë të parë ku mësuesi kthehet në roje për librat, dhe kush kryeministër e thotë, kryeministri piktor që e ka vizatuar zyrën dhe vendimet e Këshillit të Ministrave, ai paska liri dhe nxënësit nuk e kanë. Ky premtim që raportohet edhe në Këshillin Evropian, thonë që japim libra falas, po jo të përdorur. Nga klasa e parë deri në klasë të nëntë do japim libra të rinj falas, se kryeministri thotë që ka buxhet për librat që nesër. Ne besojmë që ketë libra duhet të jenë falas për çdo nxënës.

Sa i përket investimeve besoj se e kemi parë të gjithë videon e atij djalit nga Kolonja që i çmontoi gjithë fasadën e investimeve të ‘Rilindjes’, çështja është çfarë e dallon një ambient me 4 mure nga një shkollë, janë ambientet shkollore. Ka një rritje vetëm 3 milionë lekë në investime, qesharake, nevojat rriten. Sa herë është premtuar kampusi i Universitetit të Tiranës, nuk ka fare buxhet për të”, u shpreh Xhixho.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT