36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Autobusi përplasi dy kamionë, të paktën shtatë persona humbin jetën në aksidentin në Turqi

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një aksident që ndodhi sot në provincën lindore Ağrı të Türkiye-s. Autobusi i pasagjerëve i linjës Van-Ağrı përplasi dy kamionë të cilët pak para këtij aksidenti ishin përplasur në rrugën në rrethin Tutak.

Pas përplasjes, autobusi është përmbysur dhe ka marrë flakë, ndërsa në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipe të shumta zjarrfikëse, ambulanca dhe xhandarmërie.

Zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin në autobus, në të cilin ndodheshin 21 persona, sipas raporton Anadolu Agency. Policia njoftoi se në vendngjarje kanë humbur jetën shtatë persona, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital.

Qarkullimi në rrugën Van-Ağrı është i bllokuar, ndërsa janë duke u kryer hetime në vendin e aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...