31.6 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Përjashtimi i Palokës dhe Leskajt/ Deputetët demokratë: “Edhe kryeministri ka qenën nën efektin e kokainës”

Deputetët e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi dhe Bledion Nallbati kanë komentuar vendimin e Kuvendit për përjashtimin me 10 ditë të kolegëve të tyre Edi Paloka dhe Bujar Leskaj pasi u përfshinë në një debat me kryeministrin Rama në seancë plenare.

Sipas tyre, vendimi për dy deputetët ishte marrë që të enjten dhe se ishte i urdhëruar nga kryeministri.

“Vendimi ishte bërë gati që dje. Në mënyrë më të shëmtuar erdhi më parë vendimi sesa kërkesa. Më herët Alibeaj kishte kërkuar përjashtimin e Ramës për gjuhën fyese që bëri ndaj opozitës. Ne kërkuam kush ishin fjalët fyese që u bënë, por nuk na u thanë.

Kërkuam të thirrej Rama, se mbase ai nuk ishte ofenduar dhe donim ta dëgjonim. Kërkuam thërritjen e deputetëve që kishin bërë kërkesën, por nuk u mor në konsideratë. Kërkesa thoshte që “ndoshta nën efektin e pijeve alkoolike”.

Unë nuk di që kolegët mbajnë ndonjë aparat drager. Ne kërkuam që edhe Ramës ti bëhet testi i kokainës, nuk morëm në konsideratë. Sot në mënyrë abuzive cdo gjë këtu vendoset dhe paravendoset. Të gjithë e panë hapur që Rama kërkoi që ata të përjashtoheshin. Ne i thamë fjalët fyese që Rama përsëriti: “Plënc, plehrë, si ajo miza në mendere…”. Jemi në vazhdën e asaj vendimmarrje që me forcën e kartonit jemi si në diktaturë. Ne gjykojmë që edhe kryeministri ka qenën nën efektin e kokainës”, u shpreh Korreshi.

Bledion Nallbati: U pretendua që janë përdorur fjalë që shkelin etikën parlamentare. Shqiptarët e kanë parë dy ditë më parë që Rama në vend që të shpjegonte buxhetin, ai erdhi që në mëngjes duke sharë dhe ofenduar jo vetëm deputetët e opozitës, por edhe shqiptarët.

Ky komision është ngritur në bazë të këtij urdhri, kur Rama urdhëroi kryetaren e parlamentit: Urgjentisht mi përjashto këta nga salla. Problemi është që nje ky popull trajtohen në këtë mënyrë. Nëse Rama ka vullnetin i dëgjon, nëse ska i flak përjashta. I keni parë edhe në takimet e veta.

Ajo që është shqetësuese është kjo për mënyrën si po trajtohet popullit shqiptar. Ne nuk mund të kthehemi në skllevër. Shqiptarët nuk janë skllevër dhe ne i ftojmë që të ngrënë zërin jo për ne, por për veten.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...