28.1 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Deklarata e Kryeministrit Rama për projektin e investitorit arab në Zagreb/ Vasili: “Gënjeu prap, dhe në mënyrë ordinere siç bën sa herë që është në hall”

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama për projektin e investitorit arab në Zagreb.

Vasili shprehet se Rama ka gënjyer sërish dhe në mënyrë ordinere ashtu siç bën gjithmonë sa herë është në hall të madh.

Ai shton se projekti në Zagreb është hedhur poshtë që në vitin 2020 pas presionit të shoqërisë civile. Sipas Vasilit gënjeshtra e dytë më e madhe se ashtu si në Shqipëri edhe në Zagreb projekti ishte 110 hektarë dhe jo një e katërta ashtu siç pretendon Edi Rama.

Bashkangjitur, Vasili ka publikuar edhe raportin vjetor të Freedom House për vitin e shkuar ku rrëzimi i këtij projekti citohet si një fitore e madhe.

Reagimi i Petrit Vasilit

Rama mashtroi prap, projektin e EMAR ne Zagreb e perzune qe ne 2020!

Rama genjeu prap, trashe dhe ne menyre ordinere siç ben sa here qe eshte ne hall te madh.

Kete radhe ju vervit Zagrebit e tha qe atje po behet projekti Manhattan, dhe kater here me i vogel se Porti i Durresit dhe qe ishte sipas Rames projekt shume i rendesishem per Zagrebin.

GENJESHTRA E PARE E MADHE.

Projekti eshte hedhur poshte, qe ne vitin 2020 pas presionit te shoqerise civile, qe atje nuk eshte e kapur si ketu.Keshilli i qytetit rrezoi projektin dhe nuk miratoi tjetersimin e tokes.

GENJESHTRA E DYTE E MADHE

Ashtu si ne Shqiperi edhe ne Zagreb projekti ishte 110 hektare dhe jo nje e katerta sic genjen Rama.

KONFIRMIMI I RREZIMIT TE PROJEKTIT!

Perveç te tjerave edhe ne Raportin Vjetor te FREEDOM HOUSE te vitit 2021 per Kroacine ne kapitullin “Pushteti Lokal” citohet si nje fitore e madhe rrezimi perfundimtar i Projektit Manhattan ne Zagreb!

Faktet i keni me fotot me poshte.

Ky i pacipe, qe ne pandemi shiti dhunen ne Algjeri sikur ndodhte ne Spanje,

pastaj genjeu per Zvicren qe gjoja fuste ne burg per energjine elektrike,

pastaj genjeu qe pasuria e Kartelit te Sinaloas eshte me madhe se GDP e Gjermanise, sot genjen per Zagrebin ne Kroaci.

Shkurt e thjesht, kemi nje Kryeminister te korruptuar dhe genjeshtar ordiner, nje turp e faqe e zeze qe nuk i shkon asnje pijaneci te rendomte lagjeje.

Ju kam thene qe fle gjithe diten dhe pasdite ngrihet nga gjumi e leshin genjeshtra, ja kjo eshte jeta e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...