28.1 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Bedri Qypi prezanton kandidaturën në primaret e PD për Bashkinë e Belshit: “Beteja ime është me pushtetin dhe korrupsionin e kësaj qeverie hajdute”

Bedri Qypi ka prezantuar sot kandidaturën në primaret e PD për Bashkinë e Belshit.

Qypi deklaroi se futet në garën e brendshme, sepse ndien përgjegjësi morale para gjithë demokratëve që e kanë mbështetur në të gjitha betejat që ka garuar dhe i ka fituar.

Ai theksoi se duhet ta shporrim njëherë e mirë qeverinë e korruptuar, duke shprehur bindjen për mbështetjen e qytetarëve që bashkia të rikthehet në funksion të popullit të Dumresë.

MESAZHI I PLOTË
Përshëndetje të dashur bashkëqytetarët e mi të Dumresë.
Unë jam Bedri Qypi, lindur dhe rritur ne Dumre, i diplomuar ne Universitetin Aleksander Xhuvani për Ekonomi, dega Finance-kontabilitet.
Kam vendosur te marre pjese ne primaret qe Partia Demokratike po zhvillon, per Bashkinë Belsh, ne zgjedhjet vendore te 14 Majit.

Po futem ne garen tone te brendshme, sepse e ndjej pergjegjesi morale para gjithe demokrateve qe me kane mbeshtetur ne te gjitha betejat qe kam garuar dhe i kam fituar.
U kam borxh mbeshtetjen që më kanë dhënë gjithë këto vite.
Beteja ime eshte me pushtetin dhe korrupsionin e kesaj qeverie hajdute, e cila i ka lene ne harrese banoret e Dumrese. Te rinjte po detyrohen te braktisin fshatin e qytetin, familjet dhe kujtimet, per shkak te keqqeverisjes, e cila eshtë ne funksion vetem te nje grupi te vogel njerezish.
Gjithashtu kjo qeveri e korruptuar ka lene mbas dore sektorin e Bujqesise, i cili per familjet tona eshte jetik, eshte sektori i vetem me te cilin ushqejmë familjet tona.
Ta shporrim njehere e mire dhe jam i bindur se me mbeshtetjen tuaj do ta fitojme betejen qe ta rikthejme bashkine ne funksion te popullit te Dumrese.
Ne se bashku, ashtu sic kemi fituar cdo beteje te meparshme, do t’ia dalim ta fitojme bashkine Belsh, qe ajo te jete bashkia juaj dhe ne dispozicionin tuaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...