22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

“Sa burg rrezikojmë o Gaz”/ Zbardhet dosja e vrasjes së Menduh Kurt-Dedës

Avancimi i teknologjisë për të bërë krahasimin dhe ndërtimin e profileve gjenetike ka bërë që Prokuroria e Tiranës të rihap
Pikërikërisht AND bëri të mundur që të zbardhej vrasja e Menduh Kurt-Dedës, që u gjet i djegur në gjetura në Kodër Shupal në Maj 2017. Në dosjen e organit të akuzës janë të zbardhuar me detaje të gjitha veprimet që janë kryer nga ana e hetuesive për të vënë para drejtësisë, personat përgjegjës.
Menduh Kurt-Deda u vra nga Besmir Karaj me urdhër të nënës së tij Marjeta Karja për shkak të një borxhi. Dëshmitar i të gjithë ngjarjes ka qenë edhe Gazmir Ngota, i cili ka heshtur për shumë vite. Ky i fundit pas vënies në praga ka pranuar krimin dhe ka treguar me detaje të gjitha lëvizjet, që kanë kryer ai dhe Besmir Karaj natën e ngjarjes.
Ata e kanë parë 61-vjeçarin afër një tregu fruta perimesh në Xhamllik, dhe e kanë marrë më makine dhe e kanë dërguar në Allias. Sipas Ngotës Menduh Kurt Deda ishte në gjendje të dehur. Sipas dëshmisë së tij Besmir Karaj e ka rrahuar, dhe mamaja e tij i ka kërkuar që ta heqin qafe.
“Pasi unë jam afruar pranë tyre Besmiri më tha shprehimisht “sa burg rrezikojmë o Gaz”. Unë i thashë, nuk e di shumë kemi për të rrezikuar nëse i ndodh diçka e keqe. Në vijim Besmiri pyeti Marjeten “çfarë të bëjmë” dhe ajo i tha shprehimisht “hiqeni qafe”, sepse nuk i bie njeriu mendja për këtë”. Pas këtij momenti Marjeta u largua në këmbë në drejtim të banesës së saj, ndërsa Besmiri dhe unë ngritëm për krahësh Mendunë dhe e futem atë në sediljen e pasme të mjetit”, ka deklaruarGazmir Ngota
Në dëshminë e tij Gazmir Ngota ka rrëfyer me detaje se ku kanë blerë benzinën dhe se si e dogjën 61-vjeçarin në mal.
“Në vendin quajtur Koder Shupal Besmiri ndaloi makinën, bashkë zbritëm nga makina Mendunë, duke e mbajtur për krahu dhe e mbështetëm në trungun e një peme që ndodhej disa metra me poshtë, në anë të rrugës. Besmiri e lidhi Mendunë në trungun e pemës me zhinxhire, me qëllim që ai të mos lëvizte dhe e sperkati me benzinë. Menduja në atë moment vetëm rënkonte. Besmiri nxori nga xhepi një mjet ndezes çakmak, dhe i vuri flakën Mendusë, i cili menjëherë u përpi nga zjarri. Unë jam shokuar”, ka thënë më tej Gazmir Ngota.
Gazmir Ngota rrëfeu para hetuesive se ai dhe Besmiri kishin makthe për shkak të ngjarjes dhe disa ditë ma pas ai i ka shkëputur të gjitha komunikimet që ka pasur me shokun e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...