26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sulme të reja nga Rusia në Kiev, dronët pushtojnë qytetin kryesor

Administrata ushtarake e Kievit tha të hënën se kryeqyteti ukrainas u vu nën sulme me dronë rusë, disa orë pasi presidenti Volodymyr Zelenskyy ripërtëriu thirrjet e tij drejtuar aleatëve për të ndihmuar forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës në betejën e saj kundër agresionit rus.

Forcat ukrainase rrëzuan nëntë dronë Shahed të prodhuar nga Irani të hënën, tha administrata ushtarake e Kievit, në një postim në rrjetin Telegram.
Rusia ka përdorur vazhdimisht dronët për të sulmuar Kievin dhe qytetet e tjera të Ukrainës.

Presidenti Zelenskyy tha në fjalimin e tij të natës të dielën se mbrojtja ajrore është një “përparësi e vazhdueshme” për administratën e tij.

“Duke na ndihmuar të mbrojmë plotësisht qiejt tanë, duke na ofruar sisteme më moderne të mbrojtjes ajrore në numër të mjaftueshëm, ju mund t’ia hiqni nga duart shtetit terrorist instrumentin e tij kryesor të terrorit”, tha presidenti Zelenskyy. “Ky do të jetë një nga hapat më të fuqishëm që do të afrojë fundin e agresionit. Rusia do të detyrohet të ndjekë rrugën e ndërprerjes së agresionit, kur nuk mund të ndjekë më rrugën e sulmeve me raketa”.

Oksana Markarova, ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, i tha ABC News të dielën se, “ne e shohim se çfarë ndodh kur nuk kemi mjaftueshëm mbrojtje ajrore”.

Ambasadorja Markarova tha se gjysma e rrjetit energjetik të Ukrainës është shkatërruar nga raketat ruse. “Duhet ta ndalojmë. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është forcim i mbrojtjes ajrore kudo në Ukrainë”, tha ajo.

Zyrtarët amerikanë thonë se po planifikojnë të dërgojnë një bateri të mbrojtjes ajrore raketore Patriot në Ukrainë për të ndihmuar kundër sulmeve ajrore ruse, por asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë. Rusia e ka dënuar veprimin e paralajmëruar të Shteteve të Bashkuara dhe e ka cilësuar një provokim që rrit përfshirjen e SHBA-së në konflikt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...