Më shumë se 1 milion amerikanë dhe kanadezë po përballen me mungesën e energjisë elektrike në ditën e Krishtlindjes për shkak të stuhisë masive që vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.
Deri më tani janë regjistruar 19 vdekje për shkak të stuhisë, ndërkohë që mijëra fluturime janë anuluar përgjatë periudhës së festave. Shteti më i goditur nga stuhia është Montana, për shkak edhe të temperaturave ekstreme.
I vetmi rajon që ka pasur një situatë atmosferike të qëndrueshme është Kalifornia. Ndërkohë që në Kanada zonat më të prekura janë provincat e Ontarios dhe Quebec.