26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Seanca plenare nis me debate, Alibeaj kërkon Ramën të jetë i pranishëm në Kuvend: “Strumbullari i një skandali, të japë llogari”

Seanca plenare e të enjtes nisi me debate dhe tensione mes opozitës dhe kryetares së Kuvendit, kjo për shkak të dokumenteve dhe të dhënave që kanë dalë për lidhjet e ish zyrtarit të FBI-së të arrestuar dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ishte deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ai që kërkoi nga kryeparlamentarja që të thërriste Ramën që ai të japë llogari në Parlament për këtë çështje.
Por Lindita Nikolla i hoqi fjalën.

Enkelejd Alibeaj: Kërkese që sot në këtë seancë do duhet të jetë perzent kryeministri Edi Rama, ajo karrige nuk mund të rrijë bosh. E bëra këtë kërkesë para nsijes së renditjes së rendit të ditës, nuk mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë kur gjithë bota është duke gumëzhitur…

Lindita Nikolla: Nuk është fare kërkesë lexojeni nenin përkatës

Enkelejd Alibeaj: të lutem
Lindita Nikolla: Mos mu lut fare se ju referove rregullores

Enkelejd Alibeaj: Kërkesa për procedurë kërkohet në cdo kohë
Lindita Nikolla: Jua dhashë fjalën
Enkelejd Alibeaj: Më lini të mbaroj. Ju jeni garante për të thirrur këtu Edi Ramën se ai njeri që është strumbullari i një skandali korruptiv që ka disa ditë që vlon në Shqipëri e Amerikë do duhet të japë sqarime më së pari në Parlament, ky është vendi ku duhet të jetë prezent.

Lindita Nikolla: Do ju ndërpres fjalën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...