26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Përloti gjithë shqiptarët, Eni Tare zbulon si e priti i ati rrëfimin e tij të sinqertë në ‘Big Brother VIP’

Rrugëtimi i tij në “Big Brother VIP” ka qenë i qetë dhe me vështirësi pasi siç tha edhe vet nuk po e gjente dot veten dhe nuk po përshtatej. Por, jeta e Enit ka qenë krejt e kundërta. Sic e tha dhe vet ai ka qenë me trishtim, dhunë por edhe dashuri dhe shpresë.

Eni ndau mbrëmjen e djeshme historinë e familjes së tij, që u shkatërrua për shkak të dhunës që ushtronte babai i alkoolizuar. Mes lotëve, Eni rrëfeu se nëna e tij është detyruar të abortojë dy herë edhe pse donte që të kishte fëmijë të tjerë.

I ftuar sot në “Top Albania Radio”, Eni foli më shumë për rrëfimin e tij të sinqertë të mbrëmjes së kaluar.

Gocat e televizionit, pas rrëfimit tim, po më shkruajnë dhe po më suportojnë. Familja dhe shoqëria e dinin historinë e të kaluarës sime. Ai rrëfim ishte për të kuptuar nga vjen Eni, çfarë e ka bërë të fortë të edukuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi.”- tregoi Eni.

Por si e priti babai i tij rrëfimin e tij sa të sinqertë, aq edhe të dhimbshëm?

Sot herët në mëngjes e kam telefonuar, sepse unë e telefonoj i pari. I thashë se si iu duk, patjetër që i pëlqeu. Ai e di që e kam falur kam vite që kam komunikim me të. Ai nuk flet shumë për këto gjëra. Në përditshmërinë e tij do doja t’i ngjaja, është më i shkathët, më gazmor. Ai e di si është historia dhe e di që të gjitha ato fjalët ishin të vërteta. E kaloi me sportivitet,. Kam kohë pa shkuar sepse kam qenë i angazhuar me punë edhe nuk kam pasur mundësi.”- u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...