8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

ERE nxjerr blof Ballukun për çmimin për energjinë e blerë nga HEC-et private

Çmimi i shitjes së enegjisë nga hecet e vogla vijon të jetë i njëjtë me vitin e kaluar, ndonëse qeveria ishte zotuar ta rriste me 1.5 lekë/kwh këtë vit.

Një verfikim i Faktoje tregon se zotimi publik i ministres së Energjisë Belinda Balluku për rritjen e çmimit nga 8.5 lekë/kwh në 10 lekë/kwh, ende nuk po njeh zbatim.

Dhjetorin vitit të kaluar, Enti Rregullator i Energjisë ka mbajtur të pandryshuar tarifën për shitjen e energjisë nga prodhuesit e vegjël, ndërkohë që këta të fundit mezi presin çmimin e ‘premuar’ nga Balluku.

“Pas një pune analitike shumë të mirë në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë kemi reflektuar një rritje të çmimit. Pra, për ta kwh nga 8.5 lekë që blihej deri në 31 dhjetor tashmë blihet me 10 lekë”– deklaroi më 9 janar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, duke iu referuar çmimit të shitjes së energjisë nga prodhuesit e vegjël për këtë vit.

Por një verfikim i Faktoje tregon se zotimi për rritjen e çmimit të shitjes së energjisë për hecet e vogla me 1.5 lekë nuk po njeh zbatim.

Ndryshe nga sa deklaroi Balluku, çmimi që ka përcaktuar ERE për vitin 2023, rezulton 8.5 lekë/kwh.
“… bordi i ERE-s, vendosi: Miratimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi prej 8.5652 lekë/kwh në vitin 2023.”- shkruhet në vendimin e Entit Rregullator të Energjisë të 14 dhjetorit 2022, duke saktësuar se çmimi do të jetë objekt rishikimi në rast të ndryshimit të elementeve përbërës të tij.

Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të mësuar mbi ‘fatin’ e VKM-së, por deri në momentet e publikimit të këtij shkrimi, nuk kemi ende një përgjigje zyrtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...