17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Itali / Mario Draghi formon qeverinë e re italiane

Mario Draghi është caktuar kryeministër i Italisë pas një takimi që zhvilloi të premten me Presidentin Sergio Mattarella. Ish-shefi i Bankës Qendrore dhe kabineti i tij i ministrave do të betohen të shtunën. Administrata e Draghi-t do të marrë detyrën zyrtarisht javën e ardhshme pas aprovimit në Dhomën e Ulët dhe Senat.

Mocioni i besimit është thjesht një formalitet, pasi të gjitha partitë kanë shprehur mbështetjen ndaj Draghi-t. Kriza politike në Itali u shkaktua muajin e kaluar me tërheqjen nga koalicioni të partisë Italia Viva të Matteo Renzi-t. Conte u dorëhoq pavarësisht se i mbijetoi dy mocioneve të mosbesimit me shpresën që të arrinte një koalicion të ri, por nuk mundi që ta realizonte kkëtë gjë.

Tashmë shteti italian do të drejtohet nga një 73-vjeçar i cili njihet për aftësitë e tij në drejtimin e Bankës Qendrore Europiane në momentet më të vështira të kontinentit të vjetër, kriza ekonomike. Draghi ka marrë mbështetjen e Lëvizjes 5 Yjet, Partisë Demokratike, partisë Forza Italia, Italia Viva dhe Lega-s. Kaq i mjaftojnë “Super Mario” për të nisur nga detyra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...