23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Zgjerimi i punimeve tek ‘’Shqiponja’’ dhe ”Unaza e Re”, njoftimi i rëndësishëm i policisë për shoferët

Policia e Shtetit informon zyrtarisht për direktivat që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve për të evituar trafikun tek ish-sheshi Shqiponja dhe në Unazë të Madhe.

Sipas Policisë, të hënën, të premten dhe të shtunën qytetarët që udhëtojnë nga jugu i Shqipërisë duhet të zgjedhin rrugë alternative Elbasanin, ata nga veriu Paskuqanin kurse ata nga Durrësi e Kavaja të zgjedhin rrugën dytësore Durrës-Tiranë dhe Ndroqit.

Ndërkohë më vonë do të ketë edhe direktiva për rrugët e kryeqytetit, teksa disa ditë më parë është premtuar nga Balluku dhe Rama se loti i 3 i Unazës do të hapet më 15 mars të këtij viti.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Nisur nga zgjerimi i hartës së punimeve tek ish sheshi “Shqiponja”, dhe përgjatë unazës së re, punime të cilat po zhvillohen njëkohësisht në të tre lotët e projektit të ri si nën nivelin e rrugës ashtu edhe në rrugë, kanë rritur ndjeshëm ngarkesën e trafikut në të gjitha rrugët që të cojnë drejt ish sheshit “Shqiponja” si në hyrje ashtu edhe në dalje të kryeqytetit, duke vështirësuar shumë trafikun në terësi dhe veçanërisht mjetet e emergjencave mjekësore.

Me qëllim lehtësimin e lëvizjes për të gjithë përdoruesit e rrugës, në raport me hapësirën dhe infrastrukturën rrugore në zonën e kantierit të ndërtimit, e cila ditë pas dite, ngushtohet për shkak të punimeve dhe mjeteve të punës, policia rrugore e kryeqytetit, NJOFTON se në ditet me ngarkesën me të madhe të trafikut, si ditën e hënë, ditën e premte dhe ditën e shtunë, qytetarët që udhëtojnë nga jugu i Shqiperisë duhet të zgjedhin si rrugë alternative drejt kryeqytetit Elbasanin, qytetarët që udhetojnë nga veriu i Shqiperisë drejt kryeqytetit, duhet të zgjedhin si rrugë alternative Paskuqanin nepërmjet urës së re dhe Bulevardit të ri Zogu i parë, ndërsa qytetarët që udhëtojnë drejt kryeqytetit nga Kavaja dhe Durrësi, duhet të zgjedhin si rrugë alternative rrugën interurbane dytësore Durrës-Tiranë dhe anasjelltas përmes Ndroqit.

Rrugoret e kryeqytetit do informojnë në vazhdimësi për vështiresitë dhe rrugët alternative që sugjerohen si dhe apelojnë  shumë kujdes dhe durim në trafik me qëllim shmangien e sjelljeve agresive që mund të jenë burim për aksidente rrugore si dhe të respektohet detyrimi për t’u  dhene përparësi mjeteve të emergjencave mjekësore.

#PoliciaNëShërbiminTuaj🚔

#👉Udhezimetë👮🏻‍♀️

#👉Respekto🚑nëRrugë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...