13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Berisha u bën thirrje qytetarëve: “Bashkohuni sot në orën 5 në një protestë të fuqishme para parlamentit shqiptar”

Kreu i PD, Sali Berisha u ka bere thirrje qytetareve te dalin kete te hene ne protesten e thirrur para parlamentit, per te cilen tha se do te jete e fuqishme dhe ka qellim “ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit, shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë, të cilët më datën 25 prill votuan për partitë opozitare”.

“U bëj thirrje demokratëve, qytetarëve të Tiranës të bashkohen sot në orën 5 në një protestë të fuqishme para parlamentit shqiptar. Kjo protestë që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik ka për qëllim madhor ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit, shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë, të cilët më datën 25 prill votuan për partitë opozitare. Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve trajtohen në Parlamentin shqiptar me praktika staliniste, kriminale e të turpshme.

Përfaqësuesit e këtyre 750 mijë qytetarëve shqiptarë që kanë detyrë kontrollin e qeverisë dhe transparencën nga aubuzimet, përjashtohen, bllokohen, ju mohohet e drejta e fjalës e nuk lejohen të krijojnë komisionet hetimore parlamentare si një institucion themelor i Parlamentit për të bërë transparencë”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...