23.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka ngre alarmin: “Shqipëria vijon të shuhet me ritme të frikshme”

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka deklaroi se Shqipëria po vijon të shuhet në ritme të frikshme, lidhur me uljen e lindshmërive.

“Shqipëria vijon të shuhet me ritme të frikshme. Shtesa natyrore, që mat diferencën mes lindjeve dhe vdekjeve në vitin 2022, është më e ulëta ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, që nga vitet kur ka filluar matja dhe raportimi i këtyre të dhënave.

Shtesa natyrore po shkon drejt zeros dhe kjo është shifra më e ulët që nga viti 1934.

Pra Shqipëria sot, në vitet e regjimit të Rilindjes, ka rritjen më të ulët edhe se në vitet ’39-’44, kur Shqipëria gjendej në vitet e Luftës së II Botërore.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022, është shënuar një rënie e lindjeve prej 13.5%, krahasuar me vitin 2021.

Kjo është një goditje shumë e rëndë për Shqipërinë, e cila po vuan pasojat e një shpopullimi masiv dhe gërryes.

Vetëm të dhënat e ardhura nga kërkesat për leje qëndrimi nga vendet e Bashkimit Europian, raportojnë për 756 mijë shqiptarë të larguar, pa përfshirë këtu gjithë të tjerët që largohen ilegalisht e që nuk mund të raportohen nga autoritetet e huaja.

Të gjitha këto të dhëna të frikshme e kanë një shpjegim fatkeqësisht, i cili vjen në disa dimensione: keqqeverisje, korrupsion, kriminalitet, papunësi, paga të ulëta, siguri jete inekzistente e çmime të larta.

Sipas studimeve të raportuara në media, 88% e të punësuarve, e konsiderojnë të vështirë rritjen e një fëmije, si pasojë e pasigurisë për mbajtjen e vendit të punës.

Jeta për një familje të re në Shqipëri është e pamundur, për aq kohë sa duhet të përballen me shumë vështirësi në të njëjtën kohë: pagat skandaloze, pasiguria në punë, çmimet stratosferike të apartamenteve, si për blerje, ashtu edhe për qera, çmimet e rritura të ushqimeve dhe shërbime të paaksesueshme, të cilat pengojnë realisht ndërtimin e një jete të re.

Të gjitha këto, në mënyrë direkte po ndikojnë jo vetëm në largimin masiv e në shtesën natyrore të popullsisë, por shumë shpejt do japin efektet e tyre shkatërruese në ekonomi dhe në skemën e pensioneve.

E me gjithë këto pengesa për popullsinë në tërësi, por veçanërisht për të rinjtë e familjet e reja, nuk mbetet asnjë shpresë tjetër përveç largimit të shkaktares së kësaj gjëndjeje të mjerueshme ku ka përfunduar e po precipiton çdo ditë Shqipëria.

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të bëhen pjesë e protestës së sotme, për largimin e kësaj qeverie që vret jo vetëm shpresën, por vret çdo ditë shqiptarët”, tha Caka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...